Analiza e ‘Fortune’: Miliardat e Silicon Valley-t në AI nuk po sjellin kthim investimi - Business Magazine Albania

Analiza e ‘Fortune’: Miliardat e Silicon Valley-t në AI nuk po sjellin kthim investimi

Silicon Valley dhe gjigantët globalë të teknologjisë kanë investuar miliarda dollarë në inteligjencën artificiale, por deri tani nuk kanë parë kthim investimi të konsiderueshëm. Raporti i fundit tregon se mbi 80% e projekteve me modele të mëdha të AI dështojnë për shkak të kostove të larta, cilësisë së dobët të të dhënave dhe efikasitetit operativ të pamjaftueshëm shkruan Fortune.

Në vend që të fokusohen te modelet gjenerale të shtrenjta si GPT‑4 apo Llama 3, artikulli sugjeron adoptimin e ‘small AI’, modele të fokusuara, me parametrat më pak kompleks, vëllim të reduktuar të të dhënave dhe konsum më të ulët kompjuterik.Kjo qasje jo vetëm që ul ndjeshëm kostot, por përmirëson besueshmërinë dhe kohën e përgjigjes, duke sjellë fitime të prekshme operacionale.

Shembuj konkretë përfshijnë Bonsai Robotics, që ka arritur suksese në aplikacione specifike si bujqësia precize, dhe integrimin e teknologjisë GPT në produktet Copilot të Microsoft-it, që ofron vlera konkrete për biznesin.

Lexo edhe: Altman shprehet i trembur nga GPT-5

Përfaqësuesit e industrisë theksojnë se ‘small AI’ nuk e heq rëndësinë e kërkimit themelor, por ndryshon fokusin drejt qëndrueshmërisë dhe shkallëzueshmërisë: duke zgjedhur zgjidhje të qarta, efikase dhe me ndikim të matshëm ekonomik. Deri kur modelet e mëdha të vërtetojnë vlerën e tyre në praktikë, strategjia më e arsyeshme për bizneset është: mendoni më ngushtë, prodhoni më shpejt dhe gjeneroni ROI real.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0