Parlamenti i Bashkimit Europian do të rikthejë vizat për Amerikanët të cilët duan të udhëtojnë në bllokun e 28 vendeve europiane, me argumentin se SHBA kërkon për 5 nga vendet anëtare të BE të aplikojnë për vizë për të udhëtuar në “tokën e ëndrrave”.
Parlamenti ka miratuar një rezolutë jo-detyruese ditën e Enjte duke i bërë thirrje Komisionit të Unionit Europian të aplikojë vizat për qytetarët amerikan duke filluar nga muaji Maj, për të paraprirë sezonin veror. Ky vendim vjen si pasojë e një mosmarrveshjeje transantlantike ku SHBA kërkon për qytetarët e Kroacisë, Qipros, Bullagrisë, Rumanisë dhe Polonisë vizë aplikimi.
Komisioni thotë se ai do të gjej një zgjidhje diplomatike dhe në fund të Majit vendimi do të jetë marrë. Ndoshta kërkesa për viza mund të jetë e përkohshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.