Alketa VS Tomi/ Nga zero tek sukseset, rrëfimet e dy sipërmarrësve që mendojnë ndryshe - Business Magazine Albania

Alketa VS Tomi/ Nga zero tek sukseset, rrëfimet e dy sipërmarrësve që mendojnë ndryshe

Çfarë ndodh kur dy sipërmarrës me mendësi dhe përvoja krejt të ndryshme përballen me të njëjtat pyetje? Këtë herë në rubrikën ‘Founder Mindset’, Alketa Zyfi dhe Tomi Kallanxhi tregojnë se sipërmarrja nuk është thjesht një seri hapash të parashikueshëm, por një rrugëtim kompleks ku sfidat dhe dështimet shndërrohen në mësime dhe mundësi. Ajo që për njërin është problem, për tjetrin bëhet një mundësi e artë për të rindërtuar. Në këtë bisedë të hapur, të dy ndajnë përgjigjet e tyre dhe ofrojnë një panoramë reale e të sinqertë të sfidave dhe vizionit që kërkon ndërtimi i suksesit në Shqipërinë e sotme.

Tomi Kallanxhi – Themelues i Big Media Expert

Në ç’pikë e kuptuat që “këtu ka një mundësi sipërmarrjeje që nuk duhet humbur”?

Gjatë gjithë kohës jam në kërkim të ideve inovatore dhe pse 95% e tyre kanë dështuar. Por për një sipërmarrës mjafton 5%.

Çfarë keni mësuar nga një dështim që ju ka ndryshuar si themelues/e?

Që nuk kam bërë ‘exit’ të app kur më është dhënë mundësia për një startup.

A jeni më shumë njeri i ideve apo njeri i zgjidhjeve të shpejta dhe praktike?

Njeri i zgjedhjeve të shpejta praktike. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0