ALBtelecom njofton ndryshime në ekipin drejtues - Business Magazine Albania

ALBtelecom njofton ndryshime në ekipin drejtues

ALBtelecom ka emëruar Z. Ervin Shpori në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm (i komanduar). Z. Shpori ka një përvojë 21-vjeçare në ALBtelecom. Që prej janarit të vitit 2014 ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Grupit Ligjor, Rregullator dhe Konkurrencës në kompani.

Znj. Irida Bonati është emëruar Zëvendësdrejtore e Përgjithshme. Ajo i është bashkuar kompanisë në vitin 2008 dhe mban pozicionin e Drejtores së Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative.

ALBtelecom dëshiron të përfitojë nga rasti të falënderojë znj. Bilgen Aldan, e cila shërbeu si Drejtore e Përgjithshme e kompanisë gjatë vitit të kaluar, për përpjekjet e saj në drejtim të kalimit të suksesshëm të pronësisë së ALBtelecom dhe për të gjithë kontributin e dhënë në zhvillimin e mëparshëm të kompanisë.

ALBtelecom, në jubileun e vet prej 110 viteve në vitin 2022 numëron 743 punonjës. Me rreth 153,000 linja të telefonisë fikse, 118,000 abonime interneti dhe 66,000 klientë të paketave televizive, kompania është ofruesi më i rëndësishëm i këtyre shërbimeve në Shqipëri. Me 405,000 klientët e saj, kompania është lojtari i tretë më i madh i tregut në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare. Infrastruktura e jashtëzakonshme e telekomunikacionit të ALBtelecom përfshin rrjetin më të madh të fibrave optike prej 4,500 kilometrash dhe 450 stacione celulare të vetat.

4iG, Grupi lider i TIK dhe Telekomunikacionit në Hungari, është zgjeruar në rajon nëpërmjet blerjeve të reja dhe ka njoftuar më 4 mars 2022 blerjen e 80.27 përqind të pronësisë në ALBtelecom, pas miratimit të autoriteteve shqiptare. 4iG gjithashtu ka marrë së fundmi miratimin nga autoritetet shqiptare për blerjen e kompanisë One Telecommuncations në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0