Kompania e naftës, Albpetrol përmes një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se në datën 3 qershor të këtij viti do të zhvillojë një ankand për shitjen e një sasie nafte bruto.
Ky ankand, ku autoriteti shitës është Alpetrol Sh.a Patos, Rruga Fier-Patos km 7, do të zhvillohet në orën 11:00.
Gjithashtu, bëhet e ditur se procedura për ankandin do të jetë e hapur për shitjen e 48.000 ton naftë bruto. Ndërkohë që afati i evadimit do të jetë 5 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
Lexoni: Shpall falimentin kompania ajrore latino amerikane
Vendi i zhvillimit të ankandit do të jetë ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe data e hapjes së ofertave 3 qershori, ora 11:00. Dokumentat e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës me një kërkesë me shkrim ose në faqen zyrtare të Albpetrol. Kërkesa për pjesëmarrje dorëzohet me postë ose dorazi përpara ditës dhe orës së zhvillimit të ankandit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.