Albanian ICT Awards në BONEVET, Gjakovë dhe Talent Garden në Tiranë - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards në BONEVET, Gjakovë dhe Talent Garden në Tiranë


Janë organizuar plot pesë takime në kuadër të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards që tashmë i ka hyrë fazës më intensive të rrugëtimit të saj. Dita e premte foli e gjitha për komunitetin ICT në Shqipëri ku u organizuan dy takime.

I pari në Universitetin Metropolitan të Tiranës ndërsa i dyti i dedikohej kërkimit të ICT Yjeve në Ngritje pranë shkollës së Mesme Profesionale në Kamëz. Ditën e djeshme, organizatorët e garës u rikthyen në Kosovë dhe përçuan mesazhin tek studentët e Kolegjit Universuum.Ndërsa sot, në bashkëpunim me Jakova Innovation dhe Komunën e Gjakovës, ICT Awards udhëtoi në drejtim të qytetit mikëpritës të Gjakovës. Destinacioni final ishte qendra Bonevet ku zuri vend një takim informativ.

Pjesëmarrës ishin të rinjtë që angazhohen në këtë qendër ndërsa nuk munguan anëtarë të tjerë të shquar të komunitetit vendas të ICT-së.

Në Talent Garden Tirana gjithashtu u mbajt një takim i veçantë ditën e djeshme ku u vendos fuqishëm theksi tek kategoria Femra në Tik, kjo falë pjesëmarrjes së një mysafiri të veçantë nga Parisi, Anila Hyka Smørgrav.

Dita e hënë do të rikthejë përsëri entuziasmin e takimeve të Albanian ICT Awards me një takim me të vërtetë të veçantë me shqiptarët e Maqedonisë në Universitetin e Europës Juglindore.

Gjer atëherë ne ju ftojmë që të vizitoni uebfaqen e ICT Awards ku do të gjeni informacionet më të fundit rreth takimeve, të rejave, formave të aplikimit dhe shumë të tjera dhe pse të mos jepni kontributin tuaj në këtë nismë. Afati i fundit i aplikimeve ngelet data 31 Mars prandaj nxitoni.

 

/ICTSmedia/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0