ALBA Program – Fuqizo rrugëtimin tënd drejt lidershipit të bordit - Business Magazine Albania

ALBA Program – Fuqizo rrugëtimin tënd drejt lidershipit të bordit

Një mundësi unike për gratë që synojnë pozicione drejtuese dhe organizatat që synojnë zgjerim të biznesit dhe sukses në tregun Europian e ndërkombëtar. ALBA Program – Accelerating Leadership & Board Advancement është një program ekskluziv, i krijuar për gratë drejtuese që dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe kontributin e tyre mbi qeverisjen korporative si edhe të përgatiten për role në bordet drejtuese mbikqyrëse brenda e jashtë Shqipërisë.

Ky program gjithëpërfshirës ofron sesione të udhëhequra nga ekspertë, aplikim praktike, mentorim dhe coaching, duke mbuluar tema dhe aftësi kyçe të vendimmarrjes në bordet drejtuese, si planifikimi strategjik, drejtimi për zhvillim të qëndrueshëm (ESG), menaxhim i rreziqeve, mbikëqyrja financiare, relacionet me investitorët dhe inovacioni dhe transformimi dixhital. Pjesëmarrësit do të mësojnë nga anëtarë me përvojë të bordeve, duke zgjeruar njëkohësisht rrjetin e tyre profesional.

Pjesëmarrësit e diplomuar dhe të kualifikuar do të përfshihen në Director Network, një platformë që ofron ekspozim ndërkombëtar dhe mundësi për vendosjen në borde prestigjioze.

Kush mund të bashkohet me programin ALBA?

Ky program është i dizajnuar për profesionistë ambiciozë dhe organizata që synojnë të rrisin standardet e tyre të qeverisjes. Nëse jeni sipërmarrëse, ekzekutive ose lidere me një mendësi zhvillimi, ALBA do t’ju pajisë me besimin dhe aftësitë e nevojshme për të shkëlqyer në qeverisjen e bordeve korporative.

Kandidatët idealë përfshijnë:

C-Level & Ekzekutivë të Lartë (drejtim ekzekutiv & role në bord)

Pronarë Biznesi

Drejtues të Pavarur (me mbi 15 vite eksperiencë lidershipi)

Biznese të Mesme & të Mëdha që synojnë qeverisje më të fortë

Çfarë ofron ALBA Program?

Ky program përfshin një kurikul gjithëpërfshirëse të ndërtuar mbi praktikat më të mira të qeverisjes:

Përgatitja për role në Bordin Drejtues & Dinamikat e Qeverisja Korporative

Financat & Related me Investitoret

Mendimi Strategjik për Borde & Menaxhimi i Rreziqeve

Komunikimi dhe Ndikimi në Qeverisjen Korporative

Inovacioni, Transformimi Digjital & ESG

Zhvillimi i Talenteve & Planifikimi i Suksesionit në Bord

Studim Rasti: Design Thinking për Borde

Mëso nga ekspertë ndërkombëtarë

ALBA Program sjell një ekip trajnuesish dhe liderësh të njohur globalisht, midis tyre:

Vinika Rao

Hagen Schweinitz

Albana Vrioni

Daniela (Serban) Maior

Kimberly Maucher Lynch

Elena Pistone

Paolo Cinelli

Olga Loskutova

Ines Moura

Vendndodhja dhe orari

Ku: Tiranë, Shqipëri – (adresa e saktë do të komunikohet pas pranimit të aplikimit tuaj)

 Kur: 10-12 Prill | Afati i aplikimit: 4 Prill 

(Programi është i limituar në 24 pjesëmarrëse për çdo grup – siguro vendin tënd sa më shpejt!)

Pas pranimit, pjesëmarrësit do të marrin detaje për akomodimin dhe transportin.

Tarifa & Kushtet e Pagesës

Çmimi Early Bird: €750 (Regjistrohu 15 ditë para nisjes së programit)

Çmimi i Rregullt: €900 (Pas përfundimit të afatit Early Bird)

Apliko tani & transformo të ardhmen tënde në bordet drejtuese!

Vendet janë të kufizuara!

ALBA

 

wobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0