Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra do të ndalojnë disa lloje manikyri xhel - Business Magazine Albania

Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra do të ndalojnë disa lloje manikyri xhel

Alarmante! Nga 1 shtatori, BE dhe Zvicra do të ndalojnë disa lloje manikyri xhel

Një ndalim i ri i një përbërësi në manikyr po shkakton shqetësim në sallonet e thonjve: operatorët janë të detyruar të përshtatin shpejt gamën e produkteve dhe të hedhin qindra artikuj.

Industria e thonjve në Zvicër dhe në BE ndodhet përballë një momenti vendimtar: me ndalimin e substancës TPO (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide) nga 1 shtatori 2025, mijëra manikyra do të kthehen brenda natës në mbetje të rrezikshme. TPO ndihmon në forcimin e shpejtë të thonjve nën dritën UV, por dyshohet se ndikon në fertilitet dhe dëmton foshnjat gjatë shtatzënisë.

Kjo situatë ka goditur fort sallonet. “Po humbas mijëra franga sepse më duhet të hedh shumë produkte,” – thotë Nina Gasperin, pronare e studios Ni.Nails në Kriens, për “Blick”. Megjithëse ajo e mbështet ndalimin e substancave toksike, thekson se afati është tepër i shkurtër. Gasperin kritikon edhe mungesën e transparencës nga prodhuesit: “Nuk është e lehtë të kuptoj nëse produkti përmban substancën e ndaluar. E shoh vetëm kur kam shishen në dorë dhe lexoj etiketën,” shpjegon ajo.

Lexo edhe: Tirana humbet terren në garën globale të startup-eve. Marku: Po rritemi më ngadalë se konkurrentët

Edhe në Cyrih situata është e vështirë. Një pronare studioje, që preferon të mbetet anonime, e quan këtë një moment “të dhimbshëm”: koleksioni i saj ka rënë nga mbi 1500 nuanca në vetëm 50 manikyra të rinj pa TPO.“Më vjen keq për klientët e mi. Zgjedhja është shumë e kufizuar dhe është e pakëndshme kur papritur mungon ngjyra e preferuar,” – thotë ajo. Edhe stilistë të tjerë të thonjve e kanë konfirmuar për “blue News” befasinë e tyre dhe shprehen se do të dëshironin një komunikim më të qartë dhe më të hershëm – sidomos sepse gjuha gjermane nuk është amtare për të gjithë, gjë që e vështirëson marrjen e informacionit nga autoritetet.

Ndalimi ishte vendosur nga BE që në vitin 2023, kur TPO u klasifikua si substancë toksike për riprodhimin – një sinjal i qartë se ndalimi ishte i pashmangshëm. Por vetëm në maj 2025 ai u fut zyrtarisht në listën e substancave të ndaluara në kozmetikë. Zvicra, që automatikisht përshtat kërkesat e BE-së, njoftoi zyrtarisht industrinë kozmetike më 18 korrik 2025, përmes një letre nga Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinare (FSVO). Për rreth 3500 sallone thonjsh në vend, kjo nënkuptonte që brenda 40 ditësh të hiqnin të gjitha produktet me TPO. “TPO është klasifikuar si toksik për riprodhimin dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin,” – shpjegon Sarah Camenisch nga FSVO për “blue News”.

Iris Kuchler, presidente e shoqatës profesionale Swissnaildesign, theksoi për “Blick”: “Është e pazakontë që nuk ka një periudhë tranzitore në Zvicër. Ky ndalim i ka zënë disa studio të papërgatitura.” Autoritetet shtojnë se bizneset janë të detyruara ligjërisht të informohen vetë për ndryshimet dhe të përmbushin rregulloret. Njoftimi i qeverisë federale në korrik konsiderohet vetëm si informacion shtesë, jo si detyrim. Për sallonet kjo do të thotë që nga 1 shtatori 2025 çdo përdorim i manikyrave me TPO është i ndaluar dhe mund të ndëshkohet gjatë inspektimeve.

BW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0