Rusia është rajoni lider përsa i përket aseteve teknologjike, numrit të startup-eve dhe volumit të investimeve. Estonia dhe Sllovenia janë më përpara në këtë drejtim.
Shumë vende dhe rajone zotërojnë asete të fuqishme teknologjike dhe inxhinierike, si dhe një nivel të lartë të arsimit, një trashëgimi kjo e sistemit të tyre komunist. Këto vlera hodhën themelet e kapaciteteve për zhvillim softuerik të integruar ndërkombëtarisht në shumë vende, të cilat po zhvendosen në një model të orientuar drejt produkteve dhe inovacionit.
Në shumë shtete, ekosistemi lokal i inovacionit është zhvilluar në një mënyrë spektakolare gjatë këtyre viteve të fundit. Megjithatë disa vende si Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia, vazhdojnë të mbeten mbrapa.
Në shumicën e vendeve, qeveritë dhe insititucionet publike kanë luajtur një rol aktiv në mbështetjen e startup-eve lokale dhe aktiviteteve të sipërmarrjes.
Emigrimi i profesionistëve dhe startup-eve ka ndikur në shumë vende të rajonit, si pasojë e kërkesës së tregut amerikan si dhe hapësirës së limituar për t’u zhvilluar në tregun lokal, kapitalit të vogël dhe në disa raste prej mentalitetit negativ politik dhe shoqëror. Gjithsesi, ndikimi i emigracionit nuk është plotësisht negativ, sepse shumë startup-e mbajnë lidhjet me vendin e origjinës dhe sipërmarrës të suksesshëm investojnë në atdheun e tyre.
Me më pak se 1% të investimeve globale, aktiviteti sipërmarrës në rajon mbetet shumë i dobët. Edhe pse krenohet me shifrat e arritura deri më tani (gati 900 milionë dollarë në 2016), aktiviteti i saj sipërmarrës duket jashtëzakonisht modest nëse krahasohet me tregjet kryesore në botë (SHBA: 70 miliardë dollarë, Kina: 30 miliardë dollarë). I vetmi vend i rajonit me një aktivitet të lartë në terma relativë është Estonia, me rreth 60 dollarë investim për frymë (SHBA: 185 dollarë, Franca: 33 dollarë), e pasuar nga Sllovenia dhe Letonia. Në disa shtete si Shqipëria, Azerbajxhani, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia, aktiviteti i sipërmarrjeve është i pa rëndësishëm.
Pak sipërmarrje ndërkombëtare vijnë në Europën Qendrore ose Lindore, për shkak të tregjeve lokale relativisht të vegjël, ose, edhe më shpesh prej mungesës së informacionit në lidhje me këto tregje dhe mundësitë e tyre.
Megjithatë, sipas raportit “Startup Investment & Innovation in emerging Europe” disa investitorë të huaj kanë patur fitime të mëdha nga investimet e njëpasnjëshme në startup-et nga rajoni. Në kontrast me aktivitetin e saj modest në fushën e sipërmarrjes, të dhënat e EQL në skenën globale të ICO-së janë mbresëlënëse.
/EastWestNews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.