Aktivistët ngrenë alarmin! Ky aplikacion i Metaverse lejon të miturit të hyjnë në klube virtuale striptize - Business Magazine Albania

Aktivistët ngrenë alarmin! Ky aplikacion i Metaverse lejon të miturit të hyjnë në klube virtuale striptize

Disa aplikacione në realitetin virtual Metaverse janë “të rrezikshme për nga dizajni”.

Një gazetare investigative që hiqej si një 13-vjeçare në rrjetin e ‘realitetit virtual’ të ngjashëm me atë të kreut të Facebook, Mark Zuckenberg, mund të hynte virtualisht në ‘klube striptize’ të shikonte animacione seksuale dhe të ekspozohej ndaj një fjalori dhune e seksi, sipas një investigimi shokues të rrjeteve britanike.

Në rrjetin Metaverse të miturit mund të “zhvisheshin” virtualisht, te shihnin e të bënin “gjëra që nuk thuhen”, sipas gazetares britanike të BBC, që nuk është emëruar publikisht.

Fëmijët në realitetin virtual mund të shikonin kërcim erotik të modeleve në tub, të bëheshin bashkë me të rriturit në ambjentin virtual, çka sillte një normalizim të joshjes së të miturve, pedofilisë dhe kërcënimeve të përdhunimit.

Në përgjigje të investigimit, Komisionerja e Mbrojtjes së Fëmijëve në Angli i bëri thirrje kompanive të “gjejnë busullën e tyre morale” për të eliminuar sjelljet e papërshtatshme për fëmijët në botën virtuale.

‘Dame’ Rachel de Souza tha se ishte ‘tmerruar’ nga ajo që kishte parë në investigim dhe “e zhgënjyer që kompanitë nuk kishin menduar për sigurinë në botët 3D”.

Investigimi zbuloi se joshja e të miturve, materialet seksuale, gjuha racore dhe kërcënuese, mbizotëronin në këto aplikacione.

­Inivestiguesja që ishte rregjistruar në realitetin virtual si 13-vjeçare, tha se hynte në dhoma  ku “qenie aliene bënin seks të simuluar, duke përdorur prezervativë dhe lodra seksi, dhe më pas ishte ftuar prej tyre të merrte pjesë.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg thotë se bota virtuale është e ardhmja prandaj ka nxjerrë në shitje ‘kokoren’ e realitetit virtual Oculus Quest, që tashmë quhet Meta Quest.

Teknologjia është e njëjtë për 75 përqind të tregut të aplikacioneve të realitetit virtual, dhe u përdor nga gazetarja për të eksploruar aplikacionin VRChat. Versioni i njëjtë në grupin Meta, quhet Horizon.

‘VRChat’ nuk është prodhuar nga Meta por mund të shkarkohet nga Facebook dhe ‘Meta Quest’ pa asnjë kufizim moshe.

Aktivistët e sigurisë së fmëiijëve kanë folur shpesh për naivitetin e qëllimshëm ose jo të kompanive të teknologjisë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet për të rritur.

Komisionerja de Souza tha: “Pra inxhinierët fantastikë të Mark Zuckerberg që mund të krijojnë këto gjëra nuk mbajnë dot të sigurtë fëmijët nga përmbajtjet e gabuara. Kjo është sfida për kompanitë e teknologjisë dhe ata duhet të shpejtojnë me gjetjen e zgjidhjeve”.

Këtë muaj në Britani faqet pornografike të internetit u detyruan të kërkojnë verifikim të moshës për përdoruesit, por komisionerja tha se kriteret duhet të zgjerohen.

Lexo edhe: Pse kompanitë private dhe sipërmarrësit do të dominojnë Metaverse?!

Kreu i agjencisë së sigurisë online për fëmijët në Britani, Andy Burrows tha se investigimi kishte zbuluar disa rreziqe.

“Fëmijët po ekspozohen ndaj eksperiencave totalisht të papërshtatshme dhe shumë të dëmshme”, tha ai.

“Keto produkte janë të rezikshme me dizajnin e tyre, prej pakujdesisë e neglizhencës”.

Kritikët thonë se gjithçka në “realitetin virtual” është e orientuar te seksi, me ngjyra që shihen më shumë më zonën me drita të kuqe në Amsterdam apo në Soho në Londër.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0