AKSK organizon “Cyber Fortress 2024”: Një betejë digjitale për ekspertët kibernetikë të Shqipërisë dhe Kosovës - Business Magazine Albania

AKSK organizon “Cyber Fortress 2024”: Një betejë digjitale për ekspertët kibernetikë të Shqipërisë dhe Kosovës

AKSK Organizon “Cyber Fortress 2024”: Një betejë digjitale për ekspertët kibernetikë të Shqipërisë dhe Kosovës

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, zhvilloi përgjatë dy ditëve (23-24 korrik) aktivitetin “Cyber Fortress”. Ky aktivitet dy-ditor bashkoi ekspertë të sigurisë kibernetike nga Shqipëria dhe Kosova në një simulim të incidenteve kibernetike, duke përdorur skenarë të ndryshëm dhe sfidues.

Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit u ndanë në ekipe dhe garuan në zgjidhjen e skenarëve të ndryshëm të incidenteve kibernetike, duke pasur në dispozicion disa zgjidhje teknike dhe një buxhet të caktuar për të mbrojtur infrastrukturën. Ekspertët u përqendruan në identifikimin e problemeve, vlerësimin e skenarëve dhe diskutimin e zgjidhjeve më të mira.

Lexo edhe:Rikthehet në datat 14-27 tetor “EU Code Week”

AKSK duke organizuar dhe mbështetur aktivitete si Cyber Fortress 2024, ka në fokus jo vetëm përmirësimin e dhe forcimin e kapaciteteve të ekspertëve të sigurisë kibernetike, por gjithashtu promovimin e një bashkëpunimi të fortë ndërkombëtar. Angazhimi i AKSK është i orientuar drejt krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik për të gjithë, duke forcuar lidhjet dhe duke shkëmbyer njohuri me partnerët ndërkombëtarë për të adresuar më mirë sfidat e përbashkëta në këtë fushë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0