Tarifat e propozuara nga AKEP përfaqësojnë një ulje me 18% nga tarifat aktuale. Kjo do të mundësojë që operatorët alternativë të mund të ofrojnë shërbim te përdoruesit edhe duke përdorur linjat ekzistuese të Albtelecom.
Shërbimi i linjave me qira mundëson marrjen e shërbimit edhe nga operatorët që nuk kanë linja fizike në ndërtesën e përdoruesit.
Përdorimi i këtij shërbimi mes operatorëve shmang ndërtimin e disa linjave paralele nëpër pallatet e banimit.
Rritja e efiçiencës dhe shmangia e investimeve të panevojshme ul kostot për operatorët dhe mundëson ofrimin e tarifave më konkurruese. Nëse tarifat e propozuara nga AKEP do të miratohen, pritet që ato të hyjnë në fuqi që nga 1 Korriku i këtij viti.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto