Asambleja e Akademisë së Shkencave ka votuar dhe miratuar pranimin si akademikë të jashtëm të saj, të disa personaliteteve që jetojnë e punojnë larg Shqipërisë. Mes tyre është koreografi Angjelin Preljocaj, studiuesja e shkencave të informatikës, Mira Murati dhe shkrimtarja Lea Ypi.
Angjelin Preljocaj, tashmë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave, u propozua nga radhët e personaliteteve të shquara si Gjergj Prevazi dhe nga akad. Ismail Kadare, me një libër kushtuar atij.
Lexo edheInnova Clinic: Një oaz i bukurisë dhe përkujdesjes në zemër të Tiranë
Ai është një nga personalitetet më të njohur në botë në fushën e koreografisë bashkëkohore. Që prej mesit të viteve 1980 dominon skenën franceze, europiane e botërore me mjeshtërinë dhe origjinalitetin e artit të tij, si balerin e koreograf. Ismail Kadare ka shkruar për Preljocajn: “Alfabeti i tij i gjallë njerëzor ka gjithë mrekullinë, po edhe përkohshmërinë që ka qenia njerëzore; ky alfabet bart gjithë thesarin e tij”.
Ndërsa Mira Murati është studiuese e drejtuese ekzekutive në degëzimet më të reja të shkencave të informatikës; përgjegjëse në të mirënjohurën “Open Artificial Inteligence” që nga viti 2018. Pas një bashkëpunimi të suksesshëm si studiuese prej më shumë se shtatë vjetësh dhe u bë zyrtari kryesor i teknologjisë, duke udhëhequr punën në ChatGPT.
Rekomandues ishin akad. Anastas Angjeli dhe prof. Dhimitër Tole, që e cilësojnë kandidaten si një nga personalitetet më të njohur sot në fushën e zhvillimeve teknologjike dhe të inteligjencës artificiale.
Lea Ypi, e njohur dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht si studiuese e shkrimtare shqiptare, është autore e tetë veprave studimore e letrare të mirënjohura, të botuara anglisht, gjermanisht, frëngjisht, hollandisht, spanjisht, italisht e kinezisht; dy prej tyre të botuara dhe në shqip.
Rekomandues të kandidaturës së saj ishin akademikët Floresha Dado e Stefan Çapaliku, të cilët vlerësojnë se kandidatja është një personalitet me sukses të jashtëzakonshëm në shkallë ndërkombëtare, me prestigj të lartë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.