Ajka e letërsisë në bibliotekën tënde. Bli 22 numrat e revistës Illz, me 50% - Business Magazine Albania

Ajka e letërsisë në bibliotekën tënde. Bli 22 numrat e revistës Illz, me 50%


Nëse do të kesh një pasuri letrare dhe publicistike në bibliotekën tënde mund të zgjedhësh revistën Illz. Një revistë letrare e parametrave shkencorë, me informacione të rëndësishme, fakte historike, analiza dhe personazhe të përmasave globale.

Artikujt dhe krijimet e kësaj reviste vlejnë patjetër për ju, por mund të jenë një trashëgimi shumë e mirë kulturore e materializuar në dokumente për fëmijët e brezat e ardhshëm.

Illz deri më tani ka 22 numra. Ne kemi biseduar me kryeredaktorin e kësaj reviste Rexhep Shahu dhe më poshtë po ju japim disa fakte me interes për ta bërë tuajën këtë revistë.

Një arsye më shumë është se, në bashkëpunim me businessmag.al, kolana e të gjitha publikimeve vjen me një çmim të përgjysmuar, pra 50% e çmimit. Nëse do të blinit çdonjërën prej revistave, do të kushtonin së bashku 19 000 lekë. Për lexuesit e Businessmag, 22 Revistat vijnë për vetëm 9500 lekë.

Lexoni faktet rreth Illz dhe vendosni

Mbi 1600 autorë, personalitete në fushën e letërsisë janë të pranishëm me shkrimet e tyre në këto 22 numra reviste. Në total janë mbi 6 mijë faqe revistë në 22 numra, me letërsi nga të gjithë kontinentet, letërsi e përzgjedhur për lexuesin shqiptar.

Një revistë model, me logo të sajën nga Pjetër Bogdani “Përse as dielli pa hije, as hana pa niegullazë mbë faqe nuk âsht…”, e pangjashme me simotrat e saj të mëhershme, e vetme në llojin e vet në shqip, që po gjen strehë në bibliotekat kryesore të hapsirës shqiptare e jo vetëm dhe në biblioteka përsonalitetesh e familjesh me emër.

Me 1 tetor 2016 doli numri i parë i revistës Illz, revistë letrare e Tiranës, periodike. Në dhjetor 2019 u botua numri 22 me 256 faqe të formatit B-5.

Numri 21 u kushtohet kryesisht nobelistëve dhe ka lëndë të zgjedhur nga 15 prej tyre.

Revista boton letërsi të zgjedhur, ese, kritika, studime, analiza, intervista etj dhe ka rubrikat e saj interesante si Faqet e redaksisë, In memoriam, Studio, Personalitet, Të zgjedhur, Të ftuar, Personaliteti, Plus, Retro, etj.

Deri tani, në kopertinat e revistës Illz kanë zënë vend përsonalitet më të spikatura të letrave shqipe dukë përmendur Pjetër Bogdanin, Ismail Kadarenë, Gjergj Fishtën, Naim Frashërin, Mehmet Krajën, Ernest Koliqin, Havzi Nelën e mjaft të tjerë.

Dy numra të revistës, 10 dhe 14 janë numra specialë me nga 500 faqe e dyfish autorë, njëra kushtuar Gjergj Kastriot – Skënderbeut, krenarisë kombëtare shqiptare dhe tjetra u kushtohet gjithë shkrimtarëve martirë të botës e veçmas Havzi Nelës së varur nga partia, Trifon Xhagjikës, Vilson Blloshmit e Genc Lekës të pushkatuar.

Veçohen këto dy numra pasi do të jetojnë e do të jenë referencë sa të jetojë Skënderbeu dhe qëndresa e shkrimtarëve martirë që janë në themelet e lirisë.

Nuk gjendet në asnjë libër kaq shumë lëndë e ngjeshur e nga kaq shumë përsonalitete të huaja e vendase që kanë shkruar për Skënderbeun si dhe nuk gjendet aq shumë lëndë e zgjedhur për gjithë shkrimtarët martirë të botës që nga Ovidi i dënuar me dëbim prej Rome deri Vilson Blloshmi e Genc Leka.

Asnjë Akademi shqiptare, asnjë universitet shqiptar, asnjë katedër nuk e ka bërë dot këtë punë të zgjedhur që ka bërë revista Illz në 22 numrat e saj të parë.

Ndër vite revista është publikuar me mbështetjen e humanistit Flamur Hoxha. Ai e mbështet  revistën pa kushte, duke mos lënë ëndërr në sirtar; Botues i revistës dhe kryeredaktor i saj është poeti Rexhep Shahu, njëherësh drejtues i Shtëpisë Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë. Drejtor i revistës është shkrimtari Izet Duraku. Ky staf vite më parë ka botuar revistën kulturore “Dy Drina”.

Revistë thellësisht letrare, në të cilën sjellin përkthimet e tyre, parfume të zgjedhura nga bulevardet kulturore të Europës e Amerikës, mbi 30 përkthyes të talentuar e shumë të njohur të letrave shqipe.

Revista Illz, revistë letrare e Tiranës gjendet në disa librari të vendit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Deri tani revista ka vajtur në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, në Biblioteken e Adademisë së Shkencave në Tiranë, në Universitetin e Tiranës, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, te Akademia e Shkencave në Prishtinë, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në Bibliotekën e Prizrenit, Gjakovës, Tetovës, Korçës etj, në Bibliotekën e Universitetit të Tetovës.

Miku dhe bashkëpunëtori special  i revistës shkrimtari Luan Rama – ambasadori i kulturës shqiptare në Paris e ka dërguar këtë revistë në Bibliotekë në Paris, ku mbidhen botime të rëndësishme nga e gjithë bota.

Veç këtyre revista ka gjetë strehë edhe në biblioteka familjesh të mëdha e me traditë për librin.

Lënda e zgjedhur në këto 22 numra revistë, do të ishte një pasuri e jashtëzakonshme për studentët e letërsisë, të cilët do të fitonin aty njohuri që nuk ua jep asnjë lloj shkolle apo universiteti.

Prenoto kopjet e tua në: marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0