AirPods Pro 3 mund të përkthejnë bisedat live direkt në vesh - Business Magazine Albania

AirPods Pro 3 mund të përkthejnë bisedat live direkt në vesh

AirPods Pro 3 mund të përkthejnë bisedat live direkt në vesh

Në eventin “awe dropping” të Apple më 9 shtator, kompania prezantoi funksionin Live Translation si risinë kryesore të kufjeve të reja AirPods Pro 3.

Mjafton një gjest i thjeshtë në AirPods Pro 3 për të nisur seancën e përkthimit. Apple Intelligence përpunon atë që thotë personi përballë dhe e rikthen menjëherë përkthimin në gjuhën e preferuar, direkt në veshin tuaj, ndërkohë që iPhone shfaq (dhe madje mund të lexojë me zë) përgjigjen tuaj. Kur të dy bashkëbiseduesit mbajnë AirPods të pajtueshme, përkthimi i secilës palë dëgjohet privatisht në veshët e tyre dhe zhurmat e ambientit zbehen për pak çaste, duke e bërë komunikimin më të shpejtë dhe më natyral sesa konfigurimi me vetëm një palë kufje.

Lexo edhe: Spoonbill PMS – Digjitalizimi i mikpritjes për t’u përballur me sfidat e vërteta

AirPods Pro 3 mund t’i porosisni që sot, ndërsa do të jenë të disponueshme nga e premta, 19 shtator. Apple ka nisur të integrojë përkthimin në platformë që nga WWDC 2025, me daljen e iOS 26 për zhvilluesit dhe versionet beta, duke e përfshirë në aplikacionet Phone, FaceTime dhe Messages. Tashmë, kjo risi zgjerohet edhe në bisedat ballë për ballë përmes AirPods, duke e bërë përvojën hands-free dhe diskrete.

Funksioni i ri i përkthimit do të jetë i disponueshëm gjithashtu për AirPods Pro 2 dhe AirPods 4. Përkthimi live në kufje e çon AirPods përtej përdorimit klasik “muzikë dhe telefonata”, duke i kthyer ato në një mjet të fuqishëm për udhëtime dhe aksesueshmëri. Për përdoruesit e iPhone, kjo është një lëvizje e fortë që forcon ekosistemin e Apple, duke konkurruar drejtpërdrejt me kufjet e Google dhe Samsung, të cilat kanë promovuar funksione të ngjashme.

CNET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0