Një nga konglomeratet më të mëdha dhe më të vjetra të Indisë po kthehet në rrënjët e tij. ‘Air India’ ka vendosurnjë bast shumë miliardë dollarësh për të nxjerrë fitime të konsiderueshme nga rritja e klasës së mesme të vendit, e cila gjithnjë e më shumë po kërkon të fluturojë.
Air India ishte për shumë vite nën pronësinë e shtetit, ndërsa tani është kthyer përsëri në duart e pronarëve të saj origjinalë privatë. Kompania njoftoi blerjet e kombinuara të 470 avionëve nga Airbus dhe Boeing të martën, të cilat së bashku formojnë një nga porositë më të mëdha në historinë e aviacionit.
Njoftimi vjen një vit pasi Tata Group ribleu linjën ajrore që po rezultonte me humbje, e themeluar nga industrialisti franko-indian JRD Tata, i cili pilotoi fluturimin e parë në 1932.
Lexo edhe: Avionët pa pilotë janë gjithnjë e më pranë “fluturimit”
Kompania ajrore po vuante vitet e fundit, me qeveritë e njëpasnjëshme indiane që shpenzuan gati 15 miliardë dollarë për ta mbështetur atë nga viti 2009 derisa Tata e bleu atë në një marrëveshje prej 2.4 miliardë dollarësh një vit më parë.
“Mirë se erdhe sërish, Air India,” festoi kryetari i nderuar i patriarkut Tata, Ratan Tata pas përfundimit të blerjes.
Air India bleu për herë të fundit avion të ri në vitin 2006, por tani pronarët origjinalë po kërkojnë të rikthejnë imazhin e tij si “Maharaja e Qiejve”, ndërsa në të njëjtën kohë do të rivalizojë transportuesit e dekadave të fundit — Emirates, Qatar Airëays dhe Turkish Airline. / AFP
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto