TIRANE- Ne 300 ditet e ardhshme, sfide e qeverise shqiptare do jete implementimi i nje projekti pilot me zonat industriale, te cilat do i japin mundesi industrise prodhuese per eksportin. Keshtu deklaroi Arben Ahmetaj, Minister i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes ne konferencen “Rritja ekonomike ne Shqiperi”. Sipas Ahmetaj, ndonese ne Shqiperi ka 12 zona industriale, asnje prej tyre nuk eshte funksionale. Ndaj, sipas Ahmetaj, sfida e radhes eshte qe keto zona te vihen ne pune.
“Kemi nje qasje te re ne zhvillimin ekonomik. Kemi nje qasje te strukturuar ne keto 6 muaj, duke marre parasysh shifrat e eksporteve, shifra qe vine nga burime te pavarura, siç eshte banka e Shqiperise, INSTAT, etj. Para disa muajsh prezantuam paketen fasone, e cila eshte e para ne kete lloj. Pakta fason arritja e 300 diteve. Vetem ne 260 biznese te perpunimin aktiv ka 3500 vende pune te reja dhe vetem volumi i kontratave eshte rritur 30 per qind. Jemi duke para me te njejten filozofi projektin e dyte, ate te zonave industriale.
Ne kemi 12 zona industriale, por asnjehere prej tyre nuk funksion. Ne po punojme dhe evidentojme elementet qe do japin mundesi qe keto qendra industriale te funksionojne. Shume shpejt, gjate 300 diteve te dyta do kemi gati zonen industriale pilote, e cila do jete ndihmese e madhe per biznesin vendas dhe per krijimin e nje industrie prodhuese per eksportin.”-tha gjate fjales se tij Ahmetaj.
Sipas Ahmetaj, Shqiperia eshte akoma nje vend me pamundesi financiare. “Sa i takon sektorit te ekonomise, qeveria po ndermerr nje model ekonomik ku nuk bazohet tek retorika por tek burimi i suksesit. Ne po fokusohemi ne menyre pragmatike duke dhene zgjedhje korrekte e konkrete.”-shtoi me tej Ahmetaj.
Nderkohe, i pranishem ne kete konference, Ricardo Hausmann, Drejtor i Qendres Kerkimore per Zhvillim ne “Kennedy School of Government, Harvard University” theksoi se sektori ekonomik i Shqiperise nuk duhet te mbeshtetet vetem tek eksportet, pasi ka dhe fusha te tjera. Sipas tij, ne fokus duhet te jene bujqesia, apo dhe manifaktura.
“Pikesynimi yne ka qene bujqesia, ashtu siç kane qene dhe sektoret e tjere. Me e rendesishmja eshte kapaciteti per ta zgjidhur problemin dhe mundesite qe na jepen per te vepruar. Kete proces duhet ta risimin, ne sherbim te rritjes ekonomike. eshte e qarte per te gjithe se kjo procedure nuk do ishte me e mira per te ardhmes, pra mos te mbeshtetemi vetem tek eksporti. Ne kemi pare te gjitha mundesite, manifakturat, bujqesia, turizmin, duke rishikuar te gjitha mundesite e mundshme. Bujqesia eshte nje fjale e madhe ne te vertete dhe ka elemente”-tha gjate fjales se tij Hausmann.
Me tej Hausmann theksoi se Shqiperia po shkon drejt integrimit ne Bashkimin Europian. “Duhet te vleresohen te gjitha burimet qe Shqiperia ka, pasi ajon eshte nje vend qe po shkon drejt Bashkimi Evropian. Ne kemi pare dhe mundesine e Kosoves ne BE. Duhet pare dhe integrimi i Shqiperise ne BE, çeshtje e cila do te diskutohet me tej vendi do jete edhe me mire nese vazhdon zhvillimi i kesaj menyre. Ka nje gje qe mungon ne kete pjese, ne infrastrukture, pra eshte axhenda. Ne kemi nje enderr, ashtu sikurse Shqiperia e do ta beje realitet.”-tha Hausmann.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.