Ahmetaj ne Berlin: TAP e kthen Shqiperine ne nyje te furnizimit me energji, redukton varesine nga Rusia - Business Magazine Albania

Ahmetaj ne Berlin: TAP e kthen Shqiperine ne nyje te furnizimit me energji, redukton varesine nga Rusia


TIRANE-Ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Arben Ahmetaj, duke folur ne konferencen per Ballkanin, qe po organizohet ne Berlin, u pyet edhe per rendesine qe ka gazsjellesi TAP per vendin tone.

Ahmetaj tha se ky gazsjelles e kthen Shqiperine ne nje nyje te furnizimit me energji. “Do te doja te theksoja se ne Shqiperi ne besojme se vendet e vegjel si yni nuk mund t’ia dalin pa integrim ne tregun global. Ne jemi nje treg i vogel prej 3- 4 milione konsumatoresh dhe 30 milione si rajon.

Duke iu referuar TAP, siguria energjetike dhe furnizimi me energji duhet te shihen te lidhura bashke per krijimin e nje klime te qendrueshme.

Pa sigurine energjetike, stabiliteti mund te vihej ne dyshim. TAP per Shqiperine do te thote jo vetem furnizim me energji, por mbi te gjitha e vendos Shqiperine ne nje pozicion shume te rendesishem ne harte.

Nuk eshte thjesht nje tubacion gazsjelles; Shqiperia do te kthehet ne nje “nyje” te furnizimit me energji nga Shah Deniz, Greqia, Italia ne dy drejtime: nga rajoni drejt BE dhe anasjelltas.

Kjo gje do ta beje tregun shume me fleksibel, do te reduktoje varesine nga Rusia dhe vende te tjera dhe do te na beje ne “te luajme sipas rregullave te tregut”.

Dua gjithashtu te permend nje element qe ne te ardhmen afatmesme do te behet shume i rendesishem: interkonjeksioni potencial me IAP, gje qe do te garantoje alternativa te ndryshme per furnizimin me energji dhe gaz,” tha Ahmetaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0