Gjatë diskutimeve të projektligjit ka pasur ndryshme dhe ndër to është vendimi për të përjashtuar banesat sociale, pensionistët që jetojnë vetëm dhe strukturat akomoduese me status special. Tek kjo e fundit futen Hotelet me 4 dhe 5 yje të marjave ndërkombëtare.
Sipas tij, metodologjia për të llogaritur vlerën e taksës është bazuar në të dhënat e shoqatave të bashkisë. Ai tha se, “ Do të bazohet mbi vlerën e tregut të banesave, dhe do t’u jepet mundësia bashkive që të ulin çmimin deri në 30% për zonat periferikë. Për Tiranën shkon deri në 35% ulja që mund të bëjë bashkia për të ndihmuar grupet në nevojë. Për ndërtesat në proces ndërtim është vendosur një koeficient 30%”.
Këto ditë miratohet ndërkohë, ngritja e Drejtorisë së Përkohshme të Administrimit të Taksës së Pasurisë.
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Jorida Tabaku, ka ritheksuar qëndrimin e saj kundër duke thënë se të ardhurat nga taksa e pronës pritet të jenë dz herë më të larta. Tabaku vlerëson se administrate nuk është ende gati për të mbledhur këtë taksë.
Ministri Ahmetaj ka folur edhe për TVSH-në tek biznesi i vogël. Sipas tij aplikimi I TVSH-së (20% e vlerës së produktit që do të shitet), nuk do të sjellë rritje çmimi në treg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto