COVID-19 ka ndikuar shumë në ndryshimin e sjelljeve të secilit prej nesh, ka prekur ekonominë dhe më të prekurit ndër bizneset janë startup-et. Por ndonjë herë krizat sjellin mundësi të reja. Ky distancim fizik, por jo social nuk pengoi që sipërmarrës të ndryshëm nga Shqipëria të mblidheshin për të marrë pjesë në konkursin më të ri të ideve të biznesit në fushën Agro.
Agro Challenge është një patentë, që e ka marrë për ta organizuar në Shqipëri organizata Adriapol Institute. Ai është një projekt i mbështetur nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ.
Pas udhëtimit në katër qytete të ndryshme në Shqipëri si: Korça, Vlora, Shkodra dhe Tirana më datë 26 korrik 2020 Agro Challenge finalizoi këtë konkurs idesh biznesi duke shpallur dy startup-e fituese. Pas pitching të mbajtur në katër qytete, ku me dhjetëra startup-e prezantuan idetë e tyre, vetëm 11 startup-e morën pjesë në bootcampin final dhe prezantuan përpara jurisë.
Lexoni: Skema e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës
Qëllimi i Agro Challenge është të mbështesë të gjithë startup-et në fushën Agro duke ju krijuar networkun e duhur, rritje kapaciteti si dhe mundësi për të udhëtuar në Greqi më tetor 2020 ku do të organizohet eventi më i madhe në fushën agro “Future Agro Challenge”, ku konkurrohet për 20 000 euro.
Juria e cila vlerësoj këto startup-e përbëhej nga sipërmarrës, akademikë në fushën e sipërmarrjes si dhe aktorë të ekosistemit të startup-eve si:
Z. Ardian Leka, sipërmarrës, Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare
Z. Alban Zusi, sipërmarrës, Food Industry
Z. Dritan Mezini, sipërmarrës, duapune.com
Z. Gerion Treska, sipërmarrës, Yunus Social Business
Dr. Kejda Nuhu, pedagoge, Universiteti Barleti
Dy startup-et të cilat fituan këtë konkurs ishin “Alpine Bees” dhe “Vajra Malësie”, dy startup-e të cilat zhvillojnë aktivitetin prodhues në qytetin e Shkodrës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.