Agjencia ndërkombëtare Moody’s vlerëson perspektivën e qëndrueshme për ekonominë shqiptare - Business Magazine Albania

Agjencia ndërkombëtare Moody’s vlerëson perspektivën e qëndrueshme për ekonominë shqiptare

Moody’s

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredibilitetit, Moddy’s ri-konfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tre goditjeve të mëdha që goditën ekonominë shqiptare në vitet e fundit, konkretisht tërmeti në fund të vitit 2019, pandemia e koronavirusit që e shtyu ekonominë shqiptare në recesion në vitin 2020 dhe kriza evropiane energjetike që filloi në 2022 e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, thuhet në vlerësimin e fundit nga Moddy’s.

Agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë rezistente në periudhën 2023-2024. Për më tepër, agjencia vlerëson procesin e anëtarësimit në BE si ankora kryesore e jashtme për një zbatim të mëtejshëm gradual të reformave strukturore ekonomike dhe institucionale.

Gjithashtu, në periudhën afatgjatë, aftësia e vendit për të mbështetur procesin e konvergjencës së të ardhurave për banorë me vendet e BE-së do të varet nga suksesi i qeverisë në zbatimin e reformave strukturore dhe rritjen e konkurrencës në raport me vendet e tjera të rajonit.

Lexo edhe: Ministrja e Financave: Rritja ekonomike 4.84% në 2022-in, borxhi publik u ul

Ndërsa borxhi i përgjithshëm i qeverisë ndaj PBB-së (përfshirë garancitë) u rrit me pothuajse 9 pikë përqindjeje gjatë viteve 2019-21, duke kulmuar në 74.5% në vitin 2021 (që gjithsesi ishte nën mesataren prej 79.1% të vendeve me vlerësimin të njëjtë B1), raporti i borxhit publik ri-hyri në një trend të fortë zbritës në vitin 2022 dhe u zvogëlua me pothuajse 10 pikë përqindjeje në 64.6%, duke u ulur nën nivelin para-pandemik të vitit 2019. Moody’s parashikon që raporti i borxhit publik në Shqipëri të vijojë të ulet.

Deri në vitin 2024, Moody’s parashikon që raporti i borxhit ndaj PBB-së të Shqipërisë të jetë 61.2%, që do jetë rreth 13.8 pikë përqindjeje më poshtë mesatares së vendeve me vlerësim të njëjtë B1.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0