Aftësitë që nuk mësohen vetëm në libra, por janë kyçe për suksesin në jetë! - Business Magazine Albania

Aftësitë që nuk mësohen vetëm në libra, por janë kyçe për suksesin në jetë!

Në një kohë sfidash globale, ky trajnim 12-javor u jep të rinjve avantazhin që i ndihmon kudo, në shkollë, në jetë dhe në karrierë. Shkolla është bazë. Por jeta kërkon më shumë se njohuri, kërkon karakter, mendësi dhe aftësi reale.

Dhe kur teknologjia shpërqendron më shumë sesa ndihmon — pyetja më e rëndësishme për çdo prind bëhet:

A është fëmija im vërtet i përgatitur për jetën, apo thjesht për provime?

Pikërisht këtë ofron ELITE+ – një program trajnimi 12-javor i ndërtuar për të fuqizuar të rinjtë nga mosha 13 deri 19 vjeç me aftësitë më të rëndësishme që i ndihmojnë të shkëlqejnë jo vetëm në shkollë, por edhe përtej saj.

  • Komunikim me ndikim
  • Inteligjencë financiare dhe mendim kritik
  • Lidership nën presion dhe vetëdisiplinë
  • Menaxhim i kohës, energjisë dhe performancës
  • 1% përmirësim çdo ditë – në jetën reale dhe shumë të tjera.

 Qoftë që synojnë shkolla private në vend apo jashtë, apo të ndjekin hapat e parë drejt biznesit – ELITE+ e bën rrugëtimin më të lehtë, më të qartë dhe më të suksesshëm. Ky trajnim nuk zëvendëson shkollën – ai e plotëson atë. Ndihmon të rinjtë të shfrytëzojnë më mirë dijet që marrin, duke i kthyer ato në vendime të mençura, vetëbesim dhe qëllim të qartë në jetë. Vendet janë të kufizuara! Puna zhvillohet në grupe të vogla, përmes një kurrikule praktike dhe diskrete që u përgjigjet sfidave të vërteta të kohës sonë – varësisë nga teknologjia, mungesës së motivimit, ndikimeve te shoqeris negative dhe stresit të pamenaxhuar.

______________

Fuqizojeni fëmijën tuaj me përgatitje që shkon përtej teorisë. Rezervoni sot një takim privat informues për të zbuluar nëse ELITE+ është mundësia e duhur për të.

 049 893 888 |  sales@denisgafuri.com

Jeta nuk pret. As ti mos prit, përgatite fëmijën për të fituar, kudo që jeton apo studion!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0