JOHANNESBURG: -Një pjesë e madhe e afrikano-jugorёve aksesojnё internetin për përdorimin e mediave sociale, por ata nuk i besojnë ato që gjejnë në të, sipas një studimi më të fundit.
Studimi 2015/16 Domestic Perceptions nga Brand South Africa- organizmi përgjegjës për marketingun në vend, mori në sondazh 2,536 qytetarë dhe gjeti se mbi 60% e të pyeturve kishin akses në internet.
Nga këta, 80 % e përdornin për rrjetet sociale, ndërsa 61 % e tyre e përdornin për qëllime kërkimore, 37 % e tyre për aplikime dhe vetëm 33 % për akses për çështjet dhe lajmet aktuale. Për banking online interneti përdorej nga 9 % dhe për blerja nga 8 % e të pyeturve.
Studimi gjithashtu gjeti se pjesa më e madhe e njerëzve donin të ishin “në mënyrë konstante të informuar rreth çështjeve brenda komuniteteve dhe shtetit”, por pavarësisht pjesës që e përdornin për mediat sociale, kjo e fundit ishte burimi më pak i besuar i informacionit, duke tërhequr vetëm 22 % të cilët mendonin se kishte një “impakt shumë pozitiv.”
Familja, miqtë dhe kolegët ishin më të besuarit, me 40 % që thonin se ky burim kishte një impakt shumë pozitiv, ndjekur më pas nga lajmet e televizionit (37 %) dhe lajmet në radio (35 %).
Në vend të katërt qëndronte reklamimi (34 %), më pas dokumentarёt (32 %) dhe artikujt e gazetave (29 %).
Informacioni i siguruar nga qeveria e Afrikës së Jugut kishte një impakt shumë pozitiv në 26 % të të pyeturve, i njëjti proporcion si ai i artikujve të revistave, ndërsa lajmet dhe website-t e tjera ishin pas me 25 %.
Shifrat sugjerojnë se brandet qё shpresojnë të shfrytëzojnë marketingun dixhital për të arritur numrin në rritje të afrikano-jugorëve, kanë ende punë për të bërë nëse duan të fitojnë të njëjtin nivel besimi si reklamimi tradicional.
92 % e të pyeturve përdornin një telefon, ndërsa 30 % një laptop dhe 9 % një tablet.
Në termat e televizionit, kanalet më të shikuara ishin SABC, filmat dhe feja.
Vetëm pak më shumë se gjysma e të pyeturve treguan se dëgjonin radio çdo ditë ku stacionet më popullore të radios ishin Metro FM dhe Umhlobo Wenene.
Dhe një e katërta e popullatës lexojnë një gazetë çdo ditë, ku Daily Sun (34 %) ishte më popullorja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto