Afati i ri dhe ndryshimet e reja për deklarimin individual të të ardhurave në 2025 - Business Magazine Albania

Afati i ri dhe ndryshimet e reja për deklarimin individual të të ardhurave në 2025

Në kuadër të përmirësimit të sistemit të transparencës dhe mbledhjes së tatimeve, qeveria ka prezantuar ndryshimet për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), e cila hyn në fuqi në vitin 2025. Kjo deklaratë është një detyrim për individët që plotësojnë kushtet e përcaktuara ligjërisht, me qëllim sigurimin e raportimit të saktë të të ardhurave nga burime të ndryshme.

Ndryshimet kryesore për vitin 2025:

  1. Afati i ri për dorëzim:
    Afati për dorëzimin e deklaratës ka ndryshuar nga data e mëparshme 30 prill, në 31 mars 2025.
  2. Pragu vjetor i të ardhurave:
    Pragu i të ardhurave për deklarim është ulur nga 2,000,000 lekë1,200,000 lekë bruto në vit.
  3. Kriteret e reja për dorëzimin e DIVA:
    Të gjithë individët që plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme duhet të dorëzojnë deklaratën:

    • Të ardhura bruto mbi 1,200,000 lekë në vit nga të gjitha burimet.
    • Marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht shumës së të ardhurave nga secili punëdhënës.
    • Të ardhura mbi 50,000 lekë nga kategori të tjera që nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, përfshirë burime alternative.

Lexo edhe: iute merr licencë në BE

Pasojat e mosdorëzimit të DIVA:
Dorëzimi i saktë dhe brenda afatit ligjor është i detyrueshëm. Mosrespektimi i këtij detyrimi, përfshirë deklarimin e pasaktë, përbën shkelje dhe sjell:

  • Sanksione administrative dhe penale, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Gjoba dhe ndëshkime të tjera që mund të ndikojnë negativisht tek individët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0