Afati i fundit i aplikimeve në Kursin e Dizajnit Grafik nga Innospace - Business Magazine Albania

Afati i fundit i aplikimeve në Kursin e Dizajnit Grafik nga Innospace

Rreth këtij kursi

Jemi të rrethuar nga Dizajn Grafik! Nga kutia juaj e qumështit në mëngjes te një poster i festivalit muzikor deri te procesi i porositjes së ushqimit në Baboon. Dizajni Grafik është kudo, dhe bizneset kanë nevojë për të! Ndërkohë që dizajni grafik është bërë pjesë e jetës sonë, kërkesa për dizajner grafik është në rritje. Në këtë kurs do të mësoni parimet themelore të dizajnit grafik: dizajnin e faqosjes, tipografinë, kompozimin, kombinimet e ngjyrave dhe dizajnin e logotipeve, aftësi themelore që janë të zakonshme në të gjitha fushat e praktikës së dizajnit grafik. Ky kurs do t’ju përcjellë hapat e nevojshëm për t’u bërë një dizajner grafik. Bashkohuni me ne në kursin tonë 5-javor dhe bëni këtë hap të rëndësishëm drejt karrierës së ëndrrave tuaja! 

Mundësi Intershipi

Në fund të kursit, ju do të keni mundësinë të aplikoni aftësitë tuaja në një nga kompanitë partnere si praktikant gjë që mund të çojë në një punë me kohë të plotë me ta.

Kërkesat

Ky kurs është për fillestarët në teorinë e dizajnit grafik dhe për këdo që dëshiron të mësojë parimet bazë të teorisë së ngjyrave, tipografisë, dizajnit të faqosjes, dizajnit të logos, markës dhe më tepër. Innospace ofron një laptop për kohëzgjatjen e kursit nëse nuk keni një të tillë. Kursi do të jetë në gjuhën shqipe. Në fund të kursit do t’ju jepet një certifikatë përfundimi.

Çmimi

290€

Afati i aplikimeve

Janar 07/2022

APLIKO KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0