Adoleshentet shkruajne SMS ne gjume, sonambulizmi hitech - Business Magazine Albania

Adoleshentet shkruajne SMS ne gjume, sonambulizmi hitech


Adoleshentet shkruaje aq shume mesazhe gjate dites, sa kane filluar t’i dergojne dhe gjate nates, ndersa flene. Ky eshte alarmi qe ka percjelle Elizabeth Dowdell nga Pennsylvania Villanova University me rastin e nje interviste per CBS Philadelphia.

“Celulari bie dhe ata i pergjigjen mesazhit me shkronja dhe fjale pa kuptim, ndersa flene”. Nje rast klasik semundjeje qe mund ta perkufizojme sonambulizem hitech.

Ka nga ata qe vjen te qeshe nga ky lajm, por ne te vertete eshte nje problem qe nuk duhet nenvleresuar dhe rrezikon te behet me i rende po te kemi parasysh opsionet e shumta per dergimin e mesazheve si WhatsApp,  por dhe Facebook.

Jane gjithnje e ne rritje rastet ku adoleshentet dergojne mesazhe me tekst ne gjume, ne menyre te pavetdijshme, nje lloj sonambulizmi hitech. Njehere e nje kohe kjo semundje perkonte me ecjen ne gjume verdalle, ndersa tani ka evoluar me kohen dhe ka filluar te behet hitech.

Duke pare se shume njerez, jo vetem adoleshente, shkojne te flene me celular ndezur, gjate nates ka shume mundesi te vijne mesazhe. Telefoni dridhet apo ben muzike, merr celularin me nje sy hapur dhe nje mbyllur dhe pa kuptuar asgje i kthen pergjigje per ate teme, apo me keq akoma ndonje pergjigje kompromentuese.

Sipas doktoreshes Dowdell, ne mengjes nuk mban asgje dhe pergjigjet qe i keni derguar mund te jene te vertate por mbase nuk donit kurre qe te merreshin vesh.

Eshte zbuluar se ky lloj sonambulizmi me mesazhe ndodh rreth 90-120 minuta pas momentit qe keni rene per te fjetur. Si mund ta luftojme kete semundje?

Per sonambulizmin zakonisht duhet nje specialist, por ka raste qe zhduket edhe me moshen. Ndersa persa i perket mesazheve duhet ta fikni celularin gjate nates.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0