Adoleshentët në botë po fitojnë deri në 300 mijë euro duke shitur rroba online - Business Magazine Albania

Adoleshentët në botë po fitojnë deri në 300 mijë euro duke shitur rroba online


Në vend që të shpenzojnë kohën në rrjete sociale, adoleshentët me mendje sipërmarrëse po fillojnë biznese të vogla duke fituar para nga interneti.

Kjo vjen kryesisht falë aplikacioneve të reja që janë krijuar në vitet e fundit dhe u ka mundësuar blerësve të rinj të krijojnë lehtësisht dyqanin e tyre online dhe të blejnë ose të shesin veshjet dhe aksesorët e përdorura.

Depop, i cili u lançua në Milano në vitin 2011 dhe ka fituar përdorues kudo në Botë, është njëri prej këtyre aplikacioneve.  Aplikacioni i ‘pazarit social’ është përshkruar si një përzierje midis eBay dhe Instagramit.

Të premten, kompania njoftoi se ka përfituar 62 milionë dollarë në një raund financimi të udhëhequr nga kompania General Atlantic.

Sipas Rachel Swidenbank, nënkryetare e tregut në Depop, shit-blerja në këtë aplikacion mund të bëhet një hobi shumë fitimprurës. Disa shitës po bëjnë më shumë se 300,000 dollarë në vit, tha ajo.

Përderisa ky nuk është fitim i pastër – sepse Depop merr një shumë prej 10% të secilës shitje, dhe është një kosto tjetër për të bërë shit-blerje – vështirësitë për të bërë biznes në këtë aplikacion janë të ulëta. Plus, çdokush që posedon një telefon mund të ketë akses në aplikacion. Për të mësuar më shumë rreth aplikacionit klikoni linkun më poshtë:

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0