Administrata Tatimore/ Ja si të përditësoni të dhënat e biznesit në sistem

Administrata Tatimore/ Ja si të përditësoni të dhënat e biznesit në sistem


Administrata Tatimore çmon shumë të rëndësishëm komunikimin informues dhe ndërgjegjësues me opionin publik dhe komunitetin e tatimpaguesve, si themeli i një marëdhënie besimi, transparence dhe me etikë profesionale. 

Për të ruajtur dhe kultivuar një komunikim të drejtëpërdrejtë mes Administratës Tatimore dhe tatimpaguesve, si edhe për ta zhvilluar më tej atë, është e domosdoshme që të gjithë tatimpaguesit të freskojnë kontaktet në regjistrat e të dhënave të tyre, sa herë që ato ndryshojnë.

Mënyrat e rifreskimit janë nëpërmjet profilit personal në llogarinë elektronike të tatimpaguesit në E-filing dhe aplikimit pranë sporteleve të QKB për përditësimin e të dhënave, ku tatimpaguesi vendos numrin e telefonit që ka aktiv si edhe adresën e saktë të postës elektronike.

Administrata Tatimore inkurajon çdo tatimpagues të gjejë kohë për të freskuar të dhënat në dosjet personale tatimore.

Qendra e Thirrjeve është në dispozicionin tuaj nga e Hëna në të Enjte prej orës 09:00 deri në orën 20:00 si dhe të Premten ora 09:00 deri në orën 16:00.

Një shërbim pa pagesë që ofron asistencë në kohë reale për pyetjet që individë apo biznese mund te kenë rreth disa çështejeve si:
1. Deklarimi elektronik
2. Legjislacioni tatimor
3. Çështje të tjera për administratën tatimore (shërbime të Administratës Tatimore)

Në varësi të kompleksitetit të pyetjeve që mund të keni asistenca mund t’ju ofrohet drejtpërsëdrejti nga specialistët ose do të transferohet tek ekspertët respektivë të Administratës Tatimore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0