Adidas Energy Boost, atlete me amortizim hitech (VIDEO) - Business Magazine Albania

Adidas Energy Boost, atlete me amortizim hitech (VIDEO)


Teknologjia e sherbimit te kepuceve ka realizuar nje tjeter sukses me Adidas Energy Boost. Kompania historike gjermane ka prezantuar nje risi per atletet, eshte menduar te jene rezistente ndaj temperaturave ekstreme, ofron nje amortizim te madh dhe keshtu qe garanton energji te dukshme.

Kompania Adidas ka bashkepunuar me kompanine kimike BASF per te perdorur nje lende speciale te ngurte (TPU) qe eshte e aplikuar ne grimca te vogla kapsulash qe ‘mbushen’ me energji dhe pastaj e clirojne ate ne menyre elastike ne cdo hap.

Eric Liedtke, shefi i sportit ne Adidas premton se :”Kjo kepuce do te beje revolucion ne boten e vrapimit, duke permiresuar ndjeshem prezantimet e atleteve, duke i dhene jete nje koncepti si amortizimi, me nje energji te papare”.

Pra atletet do te rikthejne energjine e humbur ne cdo hap. “Eshte siku atletet te ngjallen sapo te vishen ne kembe”,- shpjegon Bernd Wahler, kreu i inovacionit ne Adidas.

Sipas testeve te kryera nga ekipi i inovacionit te Adidas (AIT), materiali shkume (BOOST) sillet me mire se teknologjia e meparshme e shkumes EVA, mbi te gjitha ne temperaturat nga +40 grde ne -20 grade.

Ndersa sistemi Toson, qe shtrihet nga gishtat te thembrat, ndihmon ne kontrollin e levizjes per nje mbeshtetje sa me te mire ne toke. Atletet e reja mund te blihen ne dyqane dhe online duke filluar nga 27 shkurti.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0