Abonimi falas në ChatGPT Plus për të gjithë banorët - UAE bëhet... - Business Magazine Albania

Abonim falas në ChatGPT Plus për të gjithë banorët – UAE bëhet epiqendra e re e AI

~4 minuta lexim

Emiratet e Bashkuara Arabe e ka thyer rrjetin me lajmin e bujshwm, vendi i parë në botë që do t’u ofrojë të gjithë banorëve të saj akses falas në ChatGPT Plus, versionin premium të chatbot-it të njohur të OpenAI. Kjo nuk është thjesht një ofertë teknologjike, por pjesë e një vizioni shumë më të madh, ta shndërrojë UAE-në në një superfuqi të inteligjencës artificiale.

Lexo gjithashtu: Si ta testosh një startup pa humbur kohë dhe para? Shefqet Avdullau flet për atë që çdo sipërmarrës duhet të dijë

Stargate UAE, projekti gjigant që do ta pozicionojë Abu Dhabin në qendër të hartës globale të AI

Në zemër të kësaj iniciative është ndërtimi i Stargate UAE, një qendër të dhënash me fuqi të lartë për AI në Abu Dhabi. Projekti parashikon ndërtimin e një infrastrukture llogaritëse me kapacitet deri në një gigavat, që do ta bëjë atë një nga qendrat më të fuqishme në botë. Faza e parë me 200 megavat kapacitet pritet të vihet në funksion që vitin e ardhshëm.

Kjo është pjesë e programit të ri të OpenAI, “OpenAI for Countries”, që synon të ndihmojë shtetet të ndërtojnë infrastrukturën e tyre AI, duke ruajtur një linjë bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-të. Shefi Ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, e ka përshkruar këtë si një “vizion të guximshëm” për të përhapur përfitimet e AI në fusha si shëndetësia, arsimi dhe energjia e pastër.

Abonim falas në ChatGPT Plus për të gjithë, jo vetëm për “techies”

Për publikun e gjerë, lajmi është pikërisht ky, akses falas në ChatGPT Plus për çdo person që jeton në UAE. Ky version përfshin mjete më të avancuara për krijim teksti, kodimi, planifikim, komunikim dhe shumë më tepër pa pagesë.

Me miliona përdorues që e përdorin ChatGPT Plus për të shkruar ese, për të krijuar plane udhëtimi apo për të ndërtuar ide biznesi, kjo masë e kthen UAE-në në një laborator të hapur për eksperimentimin e përdorimeve praktike të AI-së, që shtrihet përtej kufijve të industrisë së teknologjisë.

Lexo gjithashtu: Zëri i Melanias nuk është i saji, mirësevini në epokën e botimit me inteligjencë artificiale

Partneritet global me emra të mëdhenj

Ky partneritet i fuqishëm nuk është i izoluar. Në projekt janë të përfshirë gjigandë teknologjikë si Oracle, Nvidia, Cisco, SoftBank dhe G42, kompania lider në AI në Lindjen e Mesme, me mbështetjen e Microsoft. Investimet nuk do të kufizohen vetëm në UAE. Si pjesë e marrëveshjes, qeveria e Emirateve është zotuar të investojë deri në 20 miliardë dollarë në projekte AI, të ndara mes SHBA-ve dhe rajonit të Gjirit.

E ardhmja me AI për çdo vend, sipas nevojave të veta

Ky model partneriteti pritet të shpërndahet edhe në vende të tjera. Sipas burimeve zyrtare, OpenAI synon që përmes “OpenAI for Countries”, të ndihmojë edhe shtete të tjera të ndërtojnë ekosisteme AI të përshtatura sipas realiteteve lokale, me gjuhë, ligje dhe kultura të respektuara.

Shefi i Strategjisë i OpenAI, Jason Kwon, pritet të vizitojë vendet e Azisë dhe Paqësorit për të hapur rrugë bashkëpunimeve të ngjashme. UAE është vetëm pika e parë në hartë.

UAE vë bastin më të madh tek AI dhe e bën të aksesueshëm për të gjithë. A është kjo fytyra e re e zhvillimit global teknologjik? Të gjitha gjasat po thonë “po”.

The Economic Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0