A “zhvlerësohet” eurobondi nga donacionet?

A “zhvlerësohet” eurobondi nga donacionet?


Ekspertët: Ekziston mundësia të zgjedhim llojin e borxhit që do të marrim

Në kushtet kur qeverisë shqiptare i është ofruar një shumë prej afro 800 milionë eurosh nga donatorët në formën e kredive të buta, ekspertët e ekonomisë Adrian Civici dhe Selami Xhepa,  janë të mendimit se duhet bërë një zgjedhje sa i takon daljes në tregjet ndërkombëtare për emetimin e Eurobondit të ri, për shkak se rrezikohet të rritet borxhi publik përtej parashikimeve, ndërsa ka një tavan udhëzues nga Bashkimi Europian i cili kërkon jo më shumë, i cili nuk duhet shkelur.

Lexo këtu: Kjo nuk ishte Konferenca e Donatorëve, por Konferenca e Kreditorëve

Qeveria parashikon të dalë në tregjet ndërkombëtare në muajin Maj për të kërkuar hua në shumën deri në 600 milionë euro dhe deri më tani nuk ka asnjë ndryshim plani.

Ekspertët e ekonomisë i kërkojnë qeverisë të jetë e kujdesshme në raport me kreditë e ofruara apo Eurobondin që pritet të emetohet, për shkak se rrezikohet rritja përtej kufijve e borxhit publik.

SCAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0