A po shkojnë bankat drejt parasë dixhitale? - Business Magazine Albania

A po shkojnë bankat drejt parasë dixhitale?


Gjashtë prej bankave më të mëdha në botë janë bashkuar në një projekt, për të krijuar një formë të re të parasë dixhitale, që do të mundësojë procesimin e transaksioneve financiare nëpërmjet teknologjisë “blockchain”.

Barclays, Credit Suisse, Banka Kanadeze e Tregtisë (CIBC), HSBC, banka japoneze Mitsubishi dhe State Street, po punojnë për njësinë “utility settlement coin”, që është krijuar nga banka zvicerane UBS, për t’i bërë tregjet financiare më eficiente. Lëvizja vjen në një kohë që institucionet po përpiqen të zhvillojnë bisedime me bankat qendrore dhe rregullatorët.

Lexoni: Cilat janë monedhat dixhitale më të përdorura?

Teknologjia “blockchain” është një set kompleks i algoritmeve, që lejon valutat dixhitale, përfshirë Bitcoin, të tregtohen dhe verifikohen në mënyrë elektronike, nëpërmjet një rrjeti kompjuterik të shpërndarë.

Valuta e re synon t’i mundësojë institucioneve financiare që të bëjnë pagesa apo të blejnë letra me vlerë, si obligacionet dhe aksionet, në një kohë më të shkurtër se transfertat me paranë tradicionale. Monedhat dixhitale mund të konvertohen në para “cash” në banka qendrore dhe shkurtojnë koston dhe kohën e transaksioneve.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0