A po e shkatërron bitcoin planetin?

A po e shkatërron bitcoin planetin?


Shumica me siguri po e shpërfillin fenomenin bitcoin për vite me radhë, sepse ju duket shumë kompleks. Por nëse keni ndonjë interes për një të ardhme ku bota shkon përtej lëndëve djegëse, ju duhet të filloni t’i kushtoni vëmendje.

Fundvitin e kaluar, vlera e një bitcoin kaloi vlerën 10,000 dollarë për herë të parë. Në fillim të vitit 2016, ajo ishte më pak se 1,000 $. Nëse do të kishit blerë 100 $ bitcoin në vitin 2011, investimi juaj do të ishte me vlerë 4 milionë dollarë sot.

Natyrisht, kjo rritje e shpejtë është e mahnitshme, por bitcoin nuk kishte për qëllim të ishte një instrument investimi. Krijuesit e saj e kishin parashikuar atë si një zëvendësim për vetë paranë – një metodë e decentralizuar, e sigurtë, anonime për transferimin e vlerave mes njerëzve.

Por ajo që ata nuk mund të kenë llogaritur është se sa energji thith rrjeti kompjuterik prapa bitcoin vetëm në një ditë.

E thënë thjesht, bitcoin po ngadalëson përpjekjet për të shmangur lëndët djegëse

Kriptomonedhat si bitcoin sigurojnë një shërbim unik: Transaksionet financiare që nuk u kërkojnë qeverive të emetojnë monedha apo bankave të procesojnë pagesa. Derek Thompson e quan bitcoin një “teknologji të zgjuar dhe potencialisht transformuese” që një ekonomi e tërë mund të ndërtohet mbi të – ekuivalenti i monedhës së internetit. Disa madje janë duke spekuluar se bitcoin një ditë mund të nxjerrë nga qarkullimi dollarin amerikan.

Por rritja e bitcoin po ndodh gjithashtu në një moment të veçantë në histori: Njerëzimi është dekada mbrapa për të luftuar ndryshimet klimatike dhe çdo veprim në këtë epokë duhet të vlerësohet nën ndikimin e saj neto në klimë. Gjithnjë e më shumë, bitcoin po dështon testin.

Transaksionet financiare dixhitale vijnë me një çmim real në botë

Rritja e jashtëzakonshme e kriptomonedhave ka krijuar një kërkesë eksponenciale për fuqinë kompjuterike. Me rritjen e bitcoin, zgjidhja e problemeve kompjuterike për të prodhuar më shumë bitcoin (një proces i quajtur “mining”) po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Sot, çdo transaksion bitcoin kërkon të njëjtën sasi të energjisë që përdoret për të furnizuar nëntë shtëpi në SHBA për një ditë. Dhe po instalohen vazhdimisht kompjutera gjithnjë e më të shpejtë. Tashmë, fuqia kompjuterike e grumbullimit të rrjetit bitcoin është pothuajse 100,000 herë më e madhe se 500 superkompjuterat më të shpejtë në botë të kombinuara së bashku.

Depozitat më të mëdha të bitcoin janë në Kinë, ku përdorin energji nga digat e mëdha hidroelektrike, disa nga burimet më të lira të energjisë pa karbon në botë.

Në vetëm disa muaj, në ritmin e tanishëm të rritjes së bitcoin, energjia elektrike e kërkuar nga rrjeti i kriptomonedhave do të fillojë të tejkalojë atë që është në dispozicion, duke kërkuar që të krijohen impiante të reja për prodhimin e energjisë. Dhe me shqetësimin që lidhet me ndryshimet klimaterike për të zëvendësuar prodhimin e energjisë me burime të ripërtëritshme, stresi i ri do të thotë më shumë pajisje që përdorin teknologji jo të pastër.

Deri në korrik të 2019, rrjeti i bitcoin do të kërkojë më shumë energji elektrike sesa aktualisht përdorin Shtetet e Bashkuara. Deri në shkurt të vitit 2020, do të përdorë aq energji elektrike sa përdor bota sot.

Kjo është një trajektore e paqëndrueshme

Kjo gjë thjesht nuk mund të vazhdojë.

Po bëhen përpjekje për të reformuar rrjetin e bitcoin që përpunon transaksionet, me shpresën se një ditë do të kërkojë më pak energji elektrike për të bërë monedha të reja. Por, ashtu si me përparimet e tjera teknologjike si sistemi vaditës në bujqësi dhe ndriçimi LED, sisteme më efikase për teknologjinë e kriptomonedhave mund të shkaktojnë tërheqjen e shumë personave për të investuar në këto teknologji.

Është e sigurtë se barra energjitike në rritje e transaksioneve bitcoin do të devijojë progresin nga elektrifikimi i botës dhe do të reduktojë emetimin global të karbonit.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0