A po bëhemi më pak inteligjentë?

A po bëhemi më pak inteligjentë?


Është zyrtare, ne po bëhemi më pak të zgjuar.

Sipas një studimi të ri, niveli i inteligjencës po bie.

Studimi, me autor Bernt Bratsberg dhe Ole Rogeberg nga “Qendra Ekonomike Kërkimore Ragna Frisch”, Norvegji, analizoi rezultatet e testit të IQ në më shumë se 730,000 meshkuj norvegjezë.

Analizat treguan se meshkujt e lindur në vitin 1962 kishin rezultate më të larta se ata të lindur në vitin 1991.

Ky njihet si Efekti Flynn, i emërtuar pas James Flynn, shkencëtari që zbuloi trendin.

Nuk është e qartë se çfarë ndikon në rënien e IQ.

Studimi përfshiu gjenerata të ndryshme nga e njëjta familje, duke treguar se devijimi nuk është gjenetik, fëmijët kanë rezultate shumë herë më të dobëta se prindërit e tyre.

Autorët e studimit sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të faktorëve mjedisor. Këtu përfshihet çdo gjë, nga ajo që hamë, në ajrin që thithim, në zgjedhjet e përditshme të jetesës.

Mund të ndodhë që, ndërkohë që teknologjia bën gjithnjë e më shumë detyra për ne, ne bëhemi më pak inteligjentë. Kjo është ndoshta për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si mësohen matematika dhe gjuhët, apo prej kohës që ne shpenzojmë në smartfonë dhe kompjutera.

IQ e ulët nuk kufizohet vetëm për norvegjezët: autorët thonë se ky trend është evident në shumë vende të tjera.

Çfarë është inteligjenca gjithsesi?

Ndoshta inteligjenca jonë nuk mund të matet më me saktësi nga sistemet e vjetra.

Në fakt, për sa kohë që testimi IQ ka ekzistuar, ka pasur argumente si pro dhe kundër tij. Një nga kritikat e testit është se ai padrejtësisht diskriminon disa komunitete. Përveç kësaj, disa argumentojnë se inteligjenca është specifike për kulturën. Me fjalë të tjera, ajo që perceptohet si inteligjencë nga disa komunitete nuk është relevante për të tjerët.

Shkencëtarët, filozofët dhe edukatorët kanë debatuar gjatë për kuptimin e “inteligjencës” dhe nuk ka përfundime të qarta nëse testet IQ janë mënyra e duhur për ta matur atë.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0