Për administratorët e 25 subjekteve që sheshin mallra online është vendosur arrest me burg nga gjykata. Në kuadër të operacionit “Faqet Online”, u bë ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për 15 shtetas dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Për administratorët e 22 subjekteve që sheshin mallra online është vendosur arrest me burg nga gjykata. “Këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181”, thuhet në vendim.
1. A. H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
2. E. I administratore tek subjekti Pure Parfume
3. K. V administrator i subjektit Klodi Store
4. E. K administrator i faqes King Bro Style
5. J. Q administrator i faqes Bli Veshje
6. A. S administrator i faqes online Jaguar kids
7. P. Rr administratore e faqes Gral
8. E. K administratore e faqes Fansi Shop
9. E. Xh adminsitratore e faqes EMY SHOP
10. E. R administratore e faqes Luxmoda
11. M. B administrator i faqes online Zero Absolute
12. A. D administratore e faqes Garderoba ime
13. G. Ll administrator i faqes Outlet Shoes
14. I. D administrator i faqes Tutto casa.al
15. M. G administratore e faqes HM Original Fashion
16. J. K administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
17. S. R administratore e faqes online Dars.Al
18. Sh. P administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku
19. B. B administrator i faqes Carpet Diem
20. R. Gj adminsitratore e faqes Divino Shoes
21. E. Ç administrator i faqes online BeCool
22. E. Z S administratore e faqes online Natura Vita Health
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.