A ka mbaruar pandemia? - Business Magazine Albania

A ka mbaruar pandemia?

Për sa i përket shumicës së amerikanëve, pandemia ka mbaruar.  Jeta duket se po kthehet në normalitet. Njerëzit  nuk po mbajnë më maska, dhe restorantet janë tejmbushur. Gjithashtu ambientet e jashtme dhe të brendshme për ngjarje sportive kanë rritur numrin e tifozëve.

Por a është kjo një flluskë idilike që së shpejti do të shpërthejë? Apo rreziku kryesor ka kaluar? Qëllimi i presidentit Biden ishte vaksinimi i 70% të popullsisë deri në Ditën e Pavarësisë, por kjo gjë mesa duket nuk do të realizohet. Shkalla e vaksinimit është në rënie. Në shtetet ku fushata e vaksinimit është e ngadaltë dhe varanti Delta po përhapet, numri i rasteve ka shënuar rritje.

Rreth 10 përqind e të gjithë amerikanëve, ose rreth  33 milion , janë infektuar me COVID-19 deri më tani. Më shumë se  600,000 kanë vdekur. Sigurisht, trajektorja e pandemisë po shkon në drejtimin e duhur . Por  globalisht  pamja  është shumë e zymtë. Midis 29 aleatëve  të  NATO-s, të  gjithëve përveç katër vendeve  ishin në nivelin tre të hapjes, që do të thotë se udhëtimet nuk janë të rekomandueshme për shkak të variantit Delta. Katër vende të NATO-s ndodhen tani në Nivelin e katërt, duke mos rekomanduar udhëtimet.

Këto përfshijnë tre shtetet Baltike: Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe Belgjika, ku ndodhen selitë e NATO-s. Në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson ka shtyrë rihapjen e vendit për shkak të variantit Delta. Sipas  Johns Hopkins , deri më tani numri i viktimave globalisht për shkak të COVID është 3.8 milion , me  më shumë viktima  në gjashtë muajt e parë të 2021 sesa në të gjithë vitin 2020. Dhe shkalla e infeksionit në shumë pjesë të botës është ende në rritje. Edhe pse SHBA kërkon një test negativ PCR ose test që tregon se janë rikuperuar nga Covid, mbajtja në kontroll e virusit është e pamundur.

Sigurisht nuk është e arsyeshme të mendojmë se SHBA-ja do të izolohet nga pjesa tjetër e botës por nëse vendi nuk merr masat paraprake atëherë virusi do të përhapet edhe më shumë. Një nga mënyrat për të parandaluar virusin sigurisht është vaksinimi i 70% të të gjithë popullsisë. Duke pasur parasysh rezistencën ndaj vaksinimeve në mesin e shumë amerikanëve dhe sfidat në vaksinimin  e të rinjve, imuniteti i tufës mbetet një aspiratë sesa një realitet.

Pra, për një moment, mendoni sikur një valë tjetër e Covid të prekë vendet këtë vjeshtë. Cilat janë pasojat e mundshme? Sigurisht do të vendoseshin në fuqi shumë nga masat që u hoqën si: mbajtja e maskës, distancimi social dhe ndalimi i tubimeve të mëdha. Nëse shkollat ​​do të qëndronin të hapura, kjo do të varej nga  fakti se sa ngjitës janë variantet.

A do të ishim në të njëjtat kushte si vitin e kaluar, kur pjesa më e madhe e vendeve ishin në karantinë? Një nga çështjet që duhet diskutuar është çështja e parave. Qeveria amerikane tashmë ka alokuar rreth 6 trilion dollarë për  shpenzimet në vend. Duke pasur parasysh faturën e propozuar të infrastrukturës që kërkon rreth një trilion dollarë të tjerë dhe qëllimin e presidentit për ta nënshkruar atë me një paketë shtesë që mund të arrijë në disa trilionë dollarë më shumë, a po rrezikon SHBA-ja  falimentimin pasi borxhi kombëtar rritet mbi 150 përqind PBB ?

T’i japësh fund një krizë nuk do të thotë të bësh përgatitje për një krizë tjetër.  Ne duhet të jemi të përgatitur për më të keqen, por a jemi të përgatitur?

The Hill

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0