A ju bën ankthi të ndiheni më të lodhur? - Business Magazine Albania

A ju bën ankthi të ndiheni më të lodhur?

A ju bën ankthi të ndiheni më të lodhur?

A ndiheni të lodhur pasi përjetoni ankth apo stres? Kjo nuk është aspak e çuditshme. Ankthi shkakton një shpërthim të hormoneve në trup, të cilat ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në një garë, por sapo situata kalon, trupi “bie” dhe ndiheni i rraskapitur. Edhe kur ankthi nuk është shumë i fortë, por është i vazhdueshëm, mund të shkaktojë lodhje të përditshme. Dhe kjo ndikon jo vetëm në mirëqenien mendore, por edhe në performancën në punë apo marrëdhëniet personale.

Çfarë ndodh në trup kur kemi ankth?

Ankthi është një reagim natyral i trupit ndaj frikës apo stresit. Mund të shkaktohet nga një ngjarje konkrete (si një provim apo problem financiar) ose thjesht nga mendimet tona. Kur jemi në ankth, trupi nis të përgatitet për të “luftuar ose ikur”, duke prodhuar hormone stresi. Kjo sjell simptoma si:

  • rrahje të shpejta të zemrës

  • frymëmarrje të shpejtë

  • dridhje ose tension në trup

  • ndjesi të përziera

  • vështirësi për t’u përqendruar

Pas kësaj, shpesh vjen një ndjesi lodhjeje. Ndonjëherë, edhe pas pushimit, kjo lodhje nuk largohet menjëherë.

Lexo edhe:Suzanna Shkreli, shqiptarja e përzgjedhur në listën “40 under 40” të Oakland County!

Lidhja mes ankthit dhe lodhjes

Lodhja është një ndjesi e vazhdueshme e mungesës së energjisë – si mendore ashtu edhe fizike. Mund të ndodhë për shkak të problemeve shëndetësore si diabeti, infeksionet, pagjumësia apo depresioni. Por shpesh lidhet edhe me ankthin. Në fakt, shumë njerëz që vuajnë nga ankthi raportojnë se ndihen të lodhur shumicën e kohës, edhe kur flenë mjaftueshëm.

Çfarë rreziqesh ka ankthi afatgjatë?

Nëse stresi dhe ankthi vazhdojnë për një kohë të gjatë, ata mund të ndikojnë negativisht në trup dhe tru. Ndër pasojat janë:

  • ulje e kujtesës dhe përqendrimit

  • çrregullime të humorit

  • probleme me zemrën dhe sistemin tretës

  • dobësim i sistemit imunitar

  • ndjesi e lodhjes së përhershme

Si ta menaxhoni lodhjen nga ankthi?

Nëse ndiheni të rraskapitur për shkak të ankthit, ja disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë:

  • Flini më mirë. Krijoni një rutinë të qëndrueshme për gjumë dhe shmangni kafenë e pajisjet elektronike para se të flini.

  • Lëvizni. Ushtrimet ndihmojnë për të ulur stresin dhe për të fjetur më mirë.

  • Praktikoni meditimin. Frymëmarrja e thellë dhe qetësimi i mendjes ndihmon për të ulur tensionin.

  • Kujdesuni për ushqimin. Shmangni sheqernat dhe yndyrnat e tepërta. Zgjidhni ushqime të pasura me vlera ushqyese.

  • Flisni me një specialist. Një terapist mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë burimin e ankthit dhe si ta kontrolloni atë.

  • Konsultohuni me mjekun. Në raste më të forta, mjekimi mund të jetë zgjidhje e nevojshme.

Nëse ndiheni të lodhur pa një shkak të qartë fizik, mos e nënvlerësoni ankthin si mundësi. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik – dhe trajtimi i duhur mund t’ju ndihmojë të riktheni energjinë dhe balancën në jetën tuaj.

 

healthline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0