Ilaçi kundër artritit po jep efekte në Itali
Prej disa ditësh mjekët italianë po studiojnë efektet pozitive të një mjekimi të përdorur deri më tani në trajtimin e atritit. Onkologu thotë se ky ilaç po jep efekt edhe brenda 24 orëve nga nisja e trajtimit.
TGCom24 shkruan se, trajtimi me këtë ilaç mund të jetë një armë e re në luftën kundër koronavirusit duke iu referuar doktor Paolo Ascierto, drejtor i Imunoterapisë Onkologjike në spitalin “Pascale” në Napoli.
Quhet Tocilizumab. I pyetur për idenë e përdorimit të këtij mjekimi, doktori thotë se “ilaçi është përdorur në kurimi e artritit reumatoid. Ne onkologët e njohim pasi e përdorim për efektet anësore që japin disa mjekime imunoterapeutike. Tocilizumab është një mjekim që reagon kundër të ashtuquajturës goditje të citoksinës që shpërthen në momente kur ka një reaksion të fortë imunitar, ashtu siç ndodh në mushkëri në pas infeksionit të Coronavirus. Nga këtu lindi ideja e mundësisë për efekte pozitive”.
Çfarë bënë mjekët italianë pasi identifikuan këtë ngjashmëri efekti? Ascierito thotë se menjëherë janë kontaktuar kolegët kinezë, të cilët thanë se e kishin përdorur këtë trajtim tek 21 pacientë dhe kanë parë përmirësime të rëndësishme. Për këtë arsye, është krijuar një urë komunikimi mes mjekëve napoletanë në Itali dhe atyre kinezë dhe ka filluar trajtimi. Drejtori i spitalit “Pascale”, thotë se janë trajtuar 6 pacientët e parë nga e shtuna e kaluar deri të enjten. Mes pacientëve të trajtuar, i pari ka patur përmirësim të gjendjes brenda 24 orëve, ndërsa ditën e dytë kushtet resipratore të tij e bënin të mundur edhe heqjen e tubave të respirimit, ndonëse deri të entjen ky vendim nuk u mor për çështje sigurie. Edhe pacienti i dytë ka pasur përmirësime, por më të vogla”.
Doktori thotë se ky është një trajtim për emergjencat por duhet të kuptohet se sa pacientë mund t’i përgjigjen këtij trajtimi, në % në dhe si përgjigjen, si mund të verifikohet se një pacient përgjigjet pozitivisht dhe se kur është momenti më i mirë për t’u trajtuar me këtë mjekim.
Për këtë është e nevojshme një protokoll shkencor. Instituti ka krijuar një task force bashkë me spitalin Cotugno për të krijuar një protokoll shkencor mjekimi që do t’i dergohet Aifa (Ndërmarrja Italiane e Farmacisë) e cila do ta vlerësojë dhe pastaj të shpërndajë përdorimin e tij.
Në situatë emergjente, veçanërisht në Itali, pyetja lind se sa kohë do të duhet të nisë implementimi zyrtar i tij. Edhe pse procedura do të jetë e shpejtë nuk mund të sigurohet në kohë shumë të shpejtë, ndonëse ilaçi është i disponueshëm. Ai thekson se kjo nuk është një kurë eksperimentale, mjekimi është tashmë. Ndaj ka dy kanale paralele, ajo e studimit dhe ajo e trajtimit.
Ascierto thotë se, “komunikimi ndërkombëtar është i rëndësishëm. Na kanë kontaktuar edhe grupe amerikane, ndërsa jemi në kontakt të vazhdueshëm me Kinën. Në Itali komunikimi është i hapur me reanimacione të tjera dhe spitale. Ka nisur trajtimi në Breshia, Milano e Fano”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.