A janë të rinjtë shqiptarë gati për revolucionin digjital dhe kreativ?... - Business Magazine Albania

A janë të rinjtë shqiptarë gati për revolucionin digjital dhe kreativ? Jep opinionin tënd!

Në një qytet që zhvillohet çdo ditë e më shumë si Tiranë, teknologjia dhe industria kreative nuk janë më thjesht trende, por realitete me potencial për transformim social dhe ekonomik. Por sa të qasshëm janë këto fusha për të rinjtë? Dhe çfarë roli luajnë komunitetet kreative në këtë rrugëtim?

C4Communities, në kuadër të programit EU4Innovation, po zhvillon një studim gjithëpërfshirës mbi qasjen dhe interesin e të rinjve në teknologji dhe kinematografi, me fokus të veçantë në impaktin që kanë komunitetet në formësimin e këtyre prirjeve.

Lexo gjithashtu: Tirana mirëpret “JunctionX Tirana”

Qëllimi i këtij hulumtimi është të kuptojë më mirë:

-Sa janë të rinjtë të angazhuar në këto fusha?

-Cilët faktorë ndikojnë në vendimmarrjen e tyre?

-Si mund të përmirësohet qasja përmes mbështetjes komunitare?

 Të dhënat që do të mblidhen janë anonime dhe do të përdoren për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat e brezit të ri në rrugën drejt inovacionit dhe krijimtarisë. Rezultatet do të ndahen më pas nën një licencë të hapur (Creative Commons Non-Commercial).

 Pjesëmarrja jote është thelbësore, ndaj do ju ftonim të plotësoni pyetësorin këtu.

 Studimi mbështetet nga komunitetet më aktive në vend:

-Coolab Coworking Space

-Albanian Gaming Community

-Data and AI Tirana

-Kineastja

-Albania Tech

-DuaCrypto

-Trailblazer Community Albania

-NEXUS Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0