Australia është kthyer në zilinë e botës duke zhvilluar eventin më ‘gjigant’ sportiv të zhvilluar që pas rënies së pandemisë së COVID-19. Mijëra persona anembanë globit, të cilët kanë rënë dakord me kufizimet e qeverive përkatëse, u habitën kur panë mbi 52,000 tifozë “të etur” që kishin mbushur “Suncorp Stadium” në Brisbane pa distancim social dhe shumë pak maska për fytyrën.
Shumë amerikanë dhe europianë e kanë ndjekur me zili këtë shfaqje, ndërkohë që Amerika, Evropa, por edhe Azia po përjetojnë një tjetër valë pandemie, dhe kanë shtrënguar masat (për disa vende) duke rikthyer sërish karantinën, në Australi jeta vijon sikur të jetë një planet tjetër.
Australia është një nga vendet e cila e ka luftuar me sukses pandeminë, aq sa tashmë ka ulur në masë masat kufizuese. Australia regjistroi vetëm 8 raste të reja me koronavirus një ditë më parë. Në total janë mbi 27 mijë raste dhe 907 vdekje që nga nisja e pandemisë. Të shëruar janë mbi 25 mijë persona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.