A është koha për t’i pushuar menaxherët? Shumë biznese po heq... - Business Magazine Albania

A është koha për t’i pushuar menaxherët? Shumë biznese po heqin dorë nga strukturat tradicionale

A mund të funksionojë një kompani pa menaxherë të ndërmjetëm? Një nga tendencat e viteve të fundit në botën e biznesit është pikërisht ajo që dikur do të dukej si një “çmenduri organizative”, zhdukja e menaxhimit të mesëm dhe kalimi në struktura të sheshta organizative.

Dikur të përhapura vetëm te startup-et dhe bizneset e vogla, këto modele tani po përqafohen nga gjigantë si Meta, Alphabet (Google) dhe FedEx. Dhe pyetja që vjen natyrshëm është: A është koha edhe për ju të pushoni menaxherët tuaj?

Lexo gjithashtu: Gabimet që po i bëre në një intervistë pune mund të të kushtojnë vendin e ëndrrave

Çfarë është një strukturë organizative e sheshtë?

Struktura e sheshtë organizative (Flat Structure) është një model ku eliminohen disa nivele menaxhimi, duke e afruar ndjeshëm drejtuesin me punonjësin e thjeshtë. Vendimmarrja decentralizohet dhe komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë, më i shpejtë dhe më transparent.

Karakteristikat kryesore janë:

  • Më pak nivele hierarkike.

  • Mbikëqyrje më e gjerë nga një individ ndaj më shumë punonjësve.

  • Autonomi më e madhe për punonjësit.

  • Vendimmarrje më e shpejtë dhe komunikim i drejtpërdrejtë me drejtuesit.

Pse po i thonë lamtumirë menaxherëve?

Vendimmarrje më e shpejtë
Më pak burokraci do të thotë më pak kohë e humbur. Bizneset që veprojnë shpejt janë ato që përballen më mirë me ndryshimet e tregut.

Rritje e kreativitetit dhe inovacionit
Autonomia frymëzon ide të reja. Kur punonjësit nuk janë të kufizuar nga struktura të rënda menaxheriale, ata guxojnë më shumë dhe eksperimentojnë pa frikë.

Komunikim i përmirësuar
Punonjësit nuk kanë nevojë të kalojnë përmes pesë personave për të çuar një ide te drejtori. Ata flasin drejtpërdrejt dhe kjo sjell zgjidhje më të shpejta.

Angazhim dhe motivim më i madh i punonjësve
Kur dikush ka liri për të vendosur dhe përgjegjësi reale, ai ndjen se ka një rol të vërtetë në suksesin e kompanisë.

Ulje e kostove operative
Duke hequr disa pozicione menaxheriale, reduktohen kostot e pagave dhe shpenzimeve të tjera. Në disa biznese, paga përbën deri në 80% të të ardhurave totale, prandaj çdo ulje ka ndikim të drejtpërdrejtë.

Por, a funksionon gjithmonë?

Jo çdo kompani është e përshtatshme për këtë model. Ka edhe sfidat e saj:

Përgjegjësitë shpesh bëhen të paqarta, duke shkaktuar konfuzion apo përplasje mes punonjësve.

Mungesa e hierarkisë mund të sjellë mungesë përgjegjësie, askush nuk e pranon fajin kur gjërat shkojnë keq.

Pak mundësi për ngritje në detyrë, me më pak nivele, punonjësit ndihen të bllokuar në karrierë.

Drejtuesit mbingarkohen, pasi kanë nën mbikëqyrje shumë më tepër njerëz sesa më parë.

A duhet ta bëni këtë ndryshim?

Nëse mendoni se kompania juaj është gati për një ndryshim radikal, ja disa hapa për ta nisur:

Analizoni nevojën për strukturë të sheshtë, jo çdo sektor e përballon mirë.

Përcaktoni qartë rolet dhe përgjegjësitë, pa hierarki, rregulli është më i rëndësishëm se kurrë.

Nxisni kulturën e bashkëpunimit dhe autonomisë.

Ofroni mundësi trajnimi dhe zhvillimi, në vend të promovimeve tradicionale.

Struktura e sheshtë nuk është e përshtatshme për të gjitha bizneset, por ajo ofron efikasitet, kreativitet dhe komunikim më të hapur, një recetë që gjithnjë e më shumë kompani po e ndjekin për të qëndruar në lojë.

Kështu që, ndoshta nuk është aq e çuditshme t’i bëni vetes pyetjen: A është koha të pushoni menaxherët tuaj?

business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0