A është GDP një matës i mirë i ekonomisë?

A është GDP një matës i mirë i ekonomisë?


Tre ekonomistë dhe akademikë të njohur ranë dakort në Davos se GDP ose PBB ( Prodhimi i Brëndshëm Bruto) nuk është një matës i mirë i ekonomisë dhe se duhet gjetur një matës tjetër për ekonominë.

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, fituesi i çmimit Nobel për ekonominë Joseph Stiglitz dhe profesori i MIT Erik Brynjolfsson theksuan se me ndryshimet e shpejta që kanë ndodhur në botë, ka ardhur momenti të ndryshojmë mënyrën se si matim progresin ekonomik.

Prodhimi i Brëndshëm Bruto është një matës i vlerës totale të produkteve dhe shërbimeve që prodhohen në një vend. Që në momentin e zhvillimit të këtij koncepti në vitin 1930, ideatori i kësaj ideje, Simon Kuznets paralajmëroi se GDP-ja nuk është një matës se si po ecin të gjithë. GDP-ja mat produktet dhe shërbimet që ne blejmë dhe shesim, por mund të ndodhë që ky matës të shkojë në drejtim të kundërt me mirëqënien.

Sot, me ndryshimet që ka sjellë Revolucioni i Katërt Industrial, Prodhimi i Brëndshëm Bruto pasqyron akoma më pak gjendjen reale të ekonomisë. “Na duhet një model i ri zhvillimi. Ashtu siç po ndryshojmë mënyrën si bëjmë biznes, ne duhet të ndryshojmë mënyrën si masim ekonominë,” tha profesori i MIT.

Të njëjtën gjë deklaroi drejtuesja e FMN-së Lagarde. “Ne duhet të rishikojmë mënyrën si llogarisim produktivitetin, vlerën e produkteve, GDP-në dhe se si e shohim zhvillimin e mëtejshëm ekonomik”.

“GDP-ja amerikane është rritur çdo vit përveç 2009, por shumica e amerikanëve janë më keq se shekullin e kaluar. N.q.s bëhet një indeksim i inflacionit, del që pagat reale të sotme janë më të vogla se 60 vjet më parë. Ky sistem ekonomik nuk është i mirë për të gjithë”,- deklaroi Joseph Stiglitz.

Pse duhet të shqetësohemi të gjithë për këtë problem? A nuk është detyra e ekonomistëve dhe politikanëve të merren me këtë çështje? Sipas Stiglitz: “ Këta matës na informojnë çfarë ne bëjmë. N.q.s masim gabim ekonominë, ne do të marrim vendime të gabuara.”

/Forumi Ekonomik Boteror/

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0