A është e shëndetshme të ankohemi për problemet tona? - Business Magazine Albania

A është e shëndetshme të ankohemi për problemet tona?

Studiuesit thonë që është e këshillueshme të ndajmë pakënaqësitë dhe ankesat tona me dikë tjetër por ky proces mund të na shërbejë nëse kemi përballë një person që na jep këshilla me vlerë dhe na ofron mbështetje emocionale duke na ndihmuar të ulim nivelin e inatit.

Përndryshe, ankesa mund të na e përkeqësojë gjendjen tonë emocionale. Për shumë vite, psikologët mendonin se ishte e shëndetshme që njerëzit t’i shprehnin inatet dhe ngarkesat emocionale me qëllim të shkarkoheshin nga ato emocione. Por, vrojtime në vitet e fundit tregojnë që një proces i tillë mund ta rrisë nivelin e inatit sepse njerëzit e ripërjetojnë ankthin apo ngarkesën negative emocionale sërish.

LEXO: Pse mendësia është më e rëndësishme se IQ

Kjo sjell një pasojë tjetër negative: një sjellje e tillë mund të kthehet në zakon dhe njerëzit mund ta përsërisin më shpesh. Për shembull, studentët që përjetuan trauma kur u shembën 2 kullat binjake në Amerikë, përjetuan ankth edhe 4 muaj pasi kishin shpjeguar në detaje emocionet e tyre, krahasuar me ata që nuk e bënë një gjë të tillë.

Të ankuarit dhe shprehja e inatit mund të ketë efekt negativ edhe tek njerëzit përreth nesh.  Nëse duam të ankohemi për diçka, duhet të marrim parasysh që po ngarkojmë edhe të tjerët me emocione negative.

Një mënyrë e shëndetshme do të ishte që t’i kërkonim një personi të dashur që të na dëgjojë me vëmendje dhe të na japë perspektivën e tyre mbi situatën.

Greater Good

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0