A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit? - Business Magazine Albania

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?
~5 minuta lexim

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut preku një minimum të ri historik ditën e martë, duke zbritur për herë të parë poshtë 98 lekëve. Rënia e kursit të Euros në pjesën e dytë të prillit dhe në ditët e para të majit përkon me fazën përmbyllëse të fushatës elektorale të 11 majit.

Për këtë arsye, ka agjentë të këmbimit valutor që mendojnë se kjo ecuri e kursit të këmbimit mund të jetë ndikuar pjesërisht edhe nga fushata zgjedhore. Nëse shohim të dhënat e kursit të këmbimit gjatë katër zgjedhjeve të fundit, përkatësisht dy javë përpara dhe dy javë pas zhvillimit të tyre, vërehen disa luhatje, por ato nuk tregojnë një tendencë dhe kah të njëtrajtshëm në të gjitha rastet. Në zgjedhjet e fundit lokale, të 14 majit 2023, në ditët para zgjedhjeve pati një rënie të kursit të Euros në 110.82 lekë (nga 111.32 lekë që ishte një javë para zgjedhjeve). Pas zgjedhjeve, kursi shënoi një rritje të shpejtë deri në 113.4 lekë, por kjo rritje nuk zgjati shumë dhe deri në fund të muajit kursi arriti në nivele edhe më të ulëta se para zgjedhjeve. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 (25 prill), luhatjet “zgjedhore” nuk ishin shumë të mëdha dhe as në të njëjtin kah. Edhe në atë rast, pati një rënie shumë të vogël pak ditë para zgjedhjeve (nga 123.13 deri 123.06 lekë), por kursi u rrit sërish qysh para zgjedhjeve dhe në ditët e para pas tyre. Më tej, gjatë majit kursi pësoi përsëri rënie në nivelet e mëparshme, poshtë 123 lekëve.

Lexo edhe:Shqipëria humb garën e pagave: 770 € në 2024, rajoni mbi 1000 €

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 (datë 30 qershor), nuk u vërejt një rënie e kursit të Euros në ditët para zgjedhjeve, përkundrazi, lëvizjet ishin kryesisht në kahun e një rritjeje të lehtë. Në 10 ditët e fundit para zgjedhjeve, kursi u rrit nga 121.65 lekë në 122.65 lekë. Në vazhdim, kursi iu kthye rënies dhe dy javë pas zgjedhjeve arriti afërsisht në ato nivele ku ndodhej dy javë para tyre. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 (25 qershor) pati një tendencë më të qartë të rënies së kursit të Euros para zhvillimit të zgjedhjeve. Në dy javët para zgjedhjeve Euro humbi afërsisht 1.6 lekë (nga 133.57 lekë në 131.98 lekë), ndërsa më pas u rrit sërish sipër 132 lekëve. Niveli prej 131.98 lekësh ishte edhe më i ulët i regjistruar për të gjithë vitin 2017. Nga vrojtimi i ecurisë së kursit të këmbimit në periudhat zgjedhore, vërehen luhatje, megjithatë ato nuk tregojnë një tendencë gjithmonë të njëkahshme. Për më tepër, në vitet e fundit kursi i këmbimit në përgjithësi është karakterizuar nga një shtim i luhatshmërisë në intervale kohore afatshkurtra. Periudhat zgjedhore nuk përbëjnë përjashtim dhe as nuk shfaqin amplituda lëvizjeje që të bien veçanërisht në sy në kurbën vjetore të kursit. Edhe për këtë arsye, është e vështirë të thuhet nëse dhe në çfarë mase luhatja e kursit të këmbimit në një periudhë zgjedhore është domosdoshmërisht e lidhur me zgjedhjet. / E.Shehu

Burimi: BSH

Burimi: BSH

Burimi: BSH

Burimi: BSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0