A e keni menduar si flasim për shëndetin mendor?!

A e keni menduar si flasim për shëndetin mendor?!

~9 minuta lexim


 

Përktheu Adela Saliaj

Nëse nuk keni përjetuar kurrë një periudhë depresioni apo ankthi, mund të jetë e lehtë të supozohet se kjo ndodh vetëm tek “disa” njerëz. Por ajo që duhet të dini për sëmundjet mendore është: Ato nuk përzgjedhin.

Njerëzit, të cilët kanë ndërtuar kompani të suksesshme dhe duket sikur kanë gjithçka janë po aq të prekshëm sa edhe ata themelues që po luftojnë në fazën e fillimit. Shprehja “sëmundje mendore” ka tendencë të përdoret në mënyrë ofenduese. “Ai duhet të jetë i sëmurë mendërisht”,”Ajo ka një sëmundje mendore”. Por ne nuk flasim për shëndetin fizik në këtë mënyrë.

Askush nuk e përshkruan kurrë dikë tjetër duke thënë, “Ai është i sëmurë fizikisht”. Kur bëhet fjalë për shëndetin fizik, kuptojmë se shëndeti është një spektër i gjerë. Disa njerëz veshin syze. Të tjerët kanë gjunjë të këqij. Por ne nuk i grupojmë të gjithë së bashku dhe themi se janë “të sëmurë fizikisht”. Shëndeti mendor është një vazhdimësi. Dhe ka një shans të mirë që dhe ju mos te jeni “plotësisht të shëndoshët mendor” .

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vetëm 17 përqind e të rriturve kanë “shëndet mendor optimal”. Dhe ka të ngjarë që askush të mos ketë shëndet optimal mendor për një kohë të pacaktuar. Stresi, ndryshimi i rrethanave, ndërprerjet e gjumit, ndryshimi në dietë ose çështjet e lidhura me familjen janë vetëm disa nga gjërat që mund të ndikojnë shëndetin mendor të punonjësve tuaj çdo ditë.

Le të fillojmë të flasim për forcën mendore dhe si ta ndërtojmë. Diabeti nganjëherë mund të parandalohet ose ndryshohet, përmes një mënyre jetese më të shëndetshme. Por ndonjëherë nuk muns ta parandalojmë.

Megjithatë, ne ende flasim për rëndësinë e të ngrënit të shëndetshëm, duke ushtruar, dhe duke humbur peshë pa frikë se do të ofendojë njerëzit. Por, kur është fjala për shëndetin mendor, duket se ekyiston frika se duke folur për parandalimin, nënkuptohet disi se njerëzit me sëmundje mendore janë në faj për përpjekjet e tyre. Si një trajner i forcës mendore, Amy Morin shkruan për inc.com se, çdo javë dëgjon njerëzit të thonë, “Unë mendoj se termi” forcë mendore” mund të ofendojë dikë”. Disa prej tyre mund të kenë një keqkuptim të thellë që sëmundja mendore është një dobësi mendore. “Krijimi i shprehive të shëndosha mendore – dhe heqja e vetes nga zakonet tuaja të këqija – nuk do të parandalojë të gjitha sëmundjet mendore. Por kjo mund të parandalojë disa”, thotë Amy.

Nuk keni pse ofendoheni kur tregoni se si të kujdeseni më mirë për veten. Është e ngjashme me forcën fizike. Dikush me një sëmundje fizike si diabeti ende mund të ndërtojë biceps më të mëdha dhe dikush me depresion ose ankth ende mund të ndërtojë muskuj mendorë. Duke folur haptazi rreth asaj se si të ndërtojmë forcën mendore mund të ndihmojmë shumë njerëz të përmirësojnë mirëqenien e tyre psikologjike. Dhe ndërkohë që herë pas here mund të ofendojë dikë, në fakt mund të shpëtojë shumë jetë.

Si ta ndryshoni bisedën.

Ka disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në fillimin e një bisede që mund të ndryshojë jetën e dikujt: Flisni për burimet. Sëmundja mendore është e shërueshme, por njerëzit duhet të dinë se ku të drejtohen për ndihmë. Mjetet e skanimit online, linjat telefonike dhe grupet mbështetëse janë pa pagesë dhe të disponueshme për të gjithë.

Nëse dikush ka nevojë për terapi ose mjekim, biseda me një mjek zakonisht është një vend i mirë për të filluar. Diskutoni strategjitë për ndërtimin e forcës mendore. Beni ushtrime mendore, kjo ju ndihmon të përballeni me emocione të pakëndshme dhe të largoni mendimet negative. Ndani strategjitë tuaja me të tjerët, dhe pyesni se si i trajtojnë ata çështjet e vetëdyshimit, ndjenjat e fajit ose ankthit.

Përfshihuni në bisedat rreth shëndetit mendor në ditën e punës. Çështjet e shëndetit mendor ndikojnë çdo gjë në vendin e punës nga produktiviteti në kostot e sigurimit shëndetësor, prandaj është një nxitje e madhe për udhëheqësit që të hapin derën për biseda rreth asaj se si të njohin dhe trajtojnë problemet, si dhe se si të marrin masa parandaluese. Mendoni për shëndetin mendor si një vazhdimësi.

Në vend që të supozoni se jeni mendërisht i shëndetshëm ose i sëmurë mendërisht, pranoni se të gjithë kemi ngritje dhe zbritje në jetë dhe ka raste kur shëndeti juaj mendor do të jetë më i mirë dhe herë do të jetë më keq. Flisni për mënyrën se si është paraqitur sëmundja mendore në filma dhe media. Për fat të keq, shumë histori që përfshijnë krimin referohen si të kryera nga persona me sëmundje mendore.

Kinema, shfaqje televizive dhe video lojëra kanë tendencë të portretizojnë njerëzit me sëmundje mendore si të rrezikshëm. Flisni hapur me të tjerët për faktin se shumica e njerëzve me sëmundje mendore nuk janë një rrezik për askënd. Ndani historinë tuaj. Flisni haptazi për periudhat në jetën tuaj kur jeni ndjerë në depresion ose në ankth. Bëni të qartë për këdo që dëgjon se besoni se sëmundja mendore mund të ndodhë me këdo dhe është e rëndësishme të kërkoni ndihmë.

Ofroni ndihmë për të tjerët

Ndonjëherë, njerëzit me sëmundje mendore përpiqen të të kërkojnë ndihmë. Të tjerët nuk dinë ku të përplasen apo çfarë të bëjnë. Ofrojini ndihmë dikujt që të caktojë një takim me mjekun e tij.


Largohuni nga Stigma

Shpresojmë se përfundimisht do të jetojmë në një botë ku të gjithë marrin kontrolle të rregullta të shëndetit mendor në të njëjtën mënyrë që ata marrin kontrrolle fizike vjetore. Dhe njerëzit do të jenë në gjendje të flasin për depresionin, ankthin, etj në të njëjtën mënyrë që dikush mund të përmendë që ka artrit. Sëmundjet mendore janë të shërueshme. Por, para se të presim që njerëzit të marrin ndihmën që u nevojitet, duhet të sigurohemi që ata të ndjehen të sigurt duke kërkuar ndihmë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0