A e ka humbur Apple shkëlqimin e aksioneve? - Business Magazine Albania

A e ka humbur Apple shkëlqimin e aksioneve?

Ndërsa Apple vazhdon të konsiderohet një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme në botë, pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shpesh në tregjet financiare është kjo, a është ende aksioni i saj një investim i mençur?

Në pamje të parë, Apple mbetet një emër i fuqishëm. Kompania gëzon një pozicion lider në treg, një markë globale të respektuar, marzhe të larta fitimi dhe një rezervë të konsiderueshme parash. Por kur shikohen me kujdes të dhënat ekonomike dhe performanca e aksionit, krijohet një tjetër tablo, më pak entuziaste.

Lexo gjithashtu: iPhone 17 Pro Max mund të kushtojë deri në 2,300 dollarë, shkak tarifat e reja të Trump

Aktualisht, aksionet e Apple tregtohen me një raport çmim ndaj fitimit (P/E) rreth 35, një vlerësim që në mënyrë tipike u rezervohet kompanive me rritje të shpejtë ose me kthime të larta për investitorët. Por Apple nuk ofron më asnjërën prej këtyre.

Në 12 muajt e fundit, të ardhurat e saj janë rritur me vetëm 2.6%, ndërsa rritja mesatare vjetore në tre vitet e fundit është edhe më e ulët, vetëm 1.5%. Këto shifra e bëjnë të qartë se Apple po funksionon si një biznes i konsoliduar, jo më si një motor rritjeje.

Lexo gjithashtu: Google paditet me 6.6 miliardë dollarë në Britani!

Edhe kthimet që ofron kompania janë të zbehta. Me një yield të fluksit të lirë të parasë më pak se 3% dhe një dividend simbolik për investitorët që kërkojnë të ardhura të rregullta, Apple duket më shumë si një obligacion i shtrenjtë me luhatshmëri të lartë, sesa një investim premtues në sektorin e teknologjisë.

Megjithëse Apple mbetet një kompani me rezultate të shkëlqyera, me një marzh operacional mbi 30%, besnikëri të lartë nga klientët dhe një ekosistem të mbyllur që vështirësohet të braktiset, investimi në aksionet e saj nuk është më aq atraktiv. Për më tepër, që nga fillimi i vitit 2021, aksioni ka sjellë kthime të kufizuara, ndërsa luhatshmëria e tij ka qenë mbi 1.5 herë më e lartë se e indeksit S&P 500.

Lexo gjithashtu: “Shtatëshja Madhështore” fiton 1.5 trilionë dollarë pas vendimit të Trump për tarifat

Për ata që merren me tregti afatshkurtër, Apple mbetet një instrument i dobishëm, është i likuid, ndiqet gjerësisht dhe reagon fort ndaj lajmeve ekonomike dhe rezultateve tremujore. Por për investitorët afatgjatë që kërkojnë stabilitet dhe të ardhura të vazhdueshme, argumentet për të mbajtur aksionin e Apple në portofol janë dobësuar ndjeshëm.

Apple është ende një kompani e shkëlqyer, por nëse është ende një investim i shkëlqyer, kjo është një çështje që kërkon analizë më të thellë dhe ndoshta një rishikim të strategjive të investimit.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0