A e dini se dhe Kolumbia ka 'Albania'?

A e dini se dhe Kolumbia ka ‘Albania’?


Mund t’ju duket e habitshme, por në Kolumbi janë dy provinca që mbajnë emrin “Albania”. Me një distancë prej 1600 km nga njëra- tjetra ato ndodhen në veri dhe jug të të Kolumbisë.

“Albania” (Pseudonimi: Princesha e Zezë) në veri të vendit, më parë njihej si Calabacito, një emër që vjen nga një pemë spanjolle Calabash. Një qytet dhe komunë e Departamentit Kolumbian të La Guajira, ajo është komuna më e re e këtij Departamenti e krijuar më 19 mars 2000.

Provinca fillimisht mbante emrin Calabacito, por u ndryshua në 1937 nga një komisar i La Guajira, Eduardo Londoño Villegas, i cili e quajti atë pas gruas së tij Alba ose siç sugjeron një version tjetër, pas shtetit në Ballkan, Shqipërisë.

Albania ka një sipërfaqe prej 425 km2 dhe një popullsi prej 20,898 banorë.

Ndërsa zona tjetër me emrin “Albania” ndodhet në Kolumbinë jugore. Është një nga 16 komunat që përbëjnë departamentin Caquetá. Komuna më e afërt në këtë zonë është San José del Forge, rreth 10 minuta nga qendra e qytetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0