A e dini sa kanë investuar kosovarët në Shqipëri? - Business Magazine Albania

A e dini sa kanë investuar kosovarët në Shqipëri?

A e dini sa kanë investuar kosovarët në Shqipëri?

Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri.

Në këtë grafik, ku të dhënat bazohen në Bankën e Shqipërisë del se investimet e kosovarëve në Shqipëri në periudhën 2015 – TM3 2024 ishin rreth 360 milionë euro. Në vitin 2015 kishte investime 3 milionë euro, në vitin 2016 ishin 11 milionë, pastaj 3 milionë në 2017, 28 milionë në 2018, 13 milionë në 2019, 14 milionë në 2020, 38 milionë në 2021.

Rritje të investimeve ka pasur në vitin 2022 e tutje. Në vitin 2022 kishte 74 milionë euro investime, në 2023 kishte 95 milionë dhe 80 milionë në vitin 2024.

Lexo edhe:Financimi i Start-up-eve në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë/ Ku mund t’i gjejnë dyert hapur?

Referuar kësaj grafike, këto investimet në 22 për qind kanë shkuar në aktivitete të pasurive të paluajtshme; 18%  në energji elektrike, gaz; 17% në industri nxjerrëse; 11 për qind në industri përpunuese dhe 10% në aktivitete financiare dhe të sigurimit.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0