A e di si mund të fitosh para nga Linktree? - Business Magazine Albania

A e di si mund të fitosh para nga Linktree?

Linktree ka lançuar një set veçorish të reja të fokusuara në ndihmën që krijuesit të gjenerojnë të ardhura direkt nga platforma. Këto mjete përfshijnë mundësinë për të shitur kurse, për të fituar nga lidhje të sponsorizuara nga marka dhe për të ndërtuar vitrina digjitale për produkte të shitshme.

Këto risi i japin një avantazh të qartë Linktree në krahasim me platforma të ngjashme si Beacons dhe Shorby, duke e tejkaluar funksionin bazë të lidhjeve “bio link”. Gjithashtu, këto zhvillime e pozicionojnë Linktree si konkurrent të drejtpërdrejtë të platformave të monetizimit për krijuesit, si Patreon. Për të mundësuar ndërtimin dhe shitjen e kurseve në Linktree, kompania ka bashkëpunuar me Kajabi. Kjo do të thotë që ekspertët e fushave të ndryshme – për shembull një trajner fitnesi ose një muzikant – mund të ndajnë njohuritë e tyre përmes kurseve online, duke caktuar vetë çmimin dhe duke përfituar përmes integrimit me Stripe. Linktree po e bën gjithashtu më të lehtë për krijuesit të shesin produkte digjitale si e-book, template, udhëzues dhe më shumë. Në të kaluarën, kjo ishte e mundur vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me SendOwl, por tani mund të bëhet direkt nga Linktree, pa ndihmën e palëve të treta. Kjo i jep mundësi platformës të aplikojë një komision mbi çdo shitje, në varësi të planit që përdoruesi ka zgjedhur.

Ky funksion vjen një vit pas lançimit nga Patreon të mundësisë për të shitur produkte digjitale individuale. Edhe te Linktree, krijuesit mund të vendosin vetë çmimin e produkteve të tyre. “Çdokush në botë ka diçka për të ndarë, për të mësuar të tjerët,” – tha CEO i Linktree, Alex Zaccaria, për TechCrunch. “Ne duam ta bëjmë këtë sa më të aksesueshëm.” Një tjetër veçori e re është mundësia për të ndërtuar një dyqan digjital nga ku krijuesit mund të fitojnë komisione nga brendet si Amazon, Target, Lululemon, dhe Revolve. Krijuesit gjithashtu mund të shtojnë lidhje affiliate direkt në profilin e tyre në Linktree.

Lexo edhe:Liderë, zgjohuni! Gen Z nuk po luan më sipas rregullave tuaja

Sa i përket lidhjeve të sponsorizuara, tani markat mund t’i paguajnë direkt krijuesit për hapësirë në Linktree. Për shembull, një krijues mund të përfitojë nëse dikush regjistrohet në Hulu përmes lidhjes së tij. Këto lidhje do të jenë të etiketuara qartë si “sponsorizuar”. “Krijuesit do të shohin këto lidhje të sponsorizuara që mund t’i vendosin në Linktree,” – tha Zaccaria. “Fillimisht po paguhen përmes rezultateve ose konvertimeve, por së shpejti do të shtojmë pagesa edhe për klikime apo shikime – një lloj reklamimi natyral në Linktree.”

Gjithashtu, Linktree po prezanton programin “Rewards”, i cili shpërblen krijuesit me bonuse apo përfitime shtesë kur arrijnë objektiva të caktuara. Ky program synon të nxisë bashkëpunime direkte me marka. Të gjithë krijuesit në Linktree do të kenë akses në një “portofol” të ri digjital, ku do të ruhen të gjitha të ardhurat që gjenerojnë nga këto funksione të reja. “Çdo gjë do të grumbullohet në një portofol të vetëm,” – tha Zaccaria. “Qoftë që shisni kurse, produkte digjitale apo fitoni nga lidhjet e sponsorizuara apo dyqani në Linktree – gjithçka do të shfaqet në këtë portofol unik.”

Linktree thotë se këto veçori të reja do t’i ndihmojnë mbi 70 milionë përdorues të platformës të ndërtojnë të ardhura të qëndrueshme. Krijuesit mund t’i aksesojnë të gjitha këto opsione të reja monetizimi përmes seksionit të ri “Earn” në aplikacion apo në faqen zyrtare.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0