A do t’i zëvendësojnë trenat e rinj me bateri ata me naftë dhe a janë të sigurt? - Business Magazine Albania

A do t’i zëvendësojnë trenat e rinj me bateri ata me naftë dhe a janë të sigurt?

tren

Ndërsa flota e motorëve me naftë në Mbretërinë e Bashkuar i afrohet “daljes në pension”, prodhuesit po kërkojnë t’i zëvendësojnë ato me alternativa miqësore me mjedisin.

Trenat aktualisht marrin energji nga telat e elektrizuar lart ose, në linjat pa këto tela, nga gjeneratorët me naftë në bord. Shumë trena janë të aftë të qarkullojnë nga të dy burimet e energjisë dhe të kalojnë midis tyre. Trenat me bateri do t’u kursenin operatorëve hekurudhor koston e instalimit të telave ajrore në binarët e paelektrizuar. Në fabrikën e Hitachi në Newton Aycliffe, Anglia verilindore, testimi sapo ka përfunduar në një tren të ri “tri-mode”, në të cilin një gjenerator nafte është ndërruar me bateri litium. Kjo e lejon atë të përdorë deri në 50% më pak karburant kur punon në linja pa tela lart.

Bazuar në këtë provë, kompania po planifikon gjithashtu një model treni pa gjeneratorë fare me naftë, i cili shpreson se do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 90 km (56 milje) me synimin që i gjithë rrjeti hekurudhor të shkojë pa naftë. Siemens po zhvillon gjithashtu trenat vetëm me bateri në fabrikën e saj në Goole, East Yorkshire. Kompania thotë se po parashikon porosi për më shumë se 600 trena nga operatorë duke përfshirë ScotRail, Great Western Railway (GWR) dhe Transport for Wales. GWR testoi gjithashtu trenin e vet të baterive në fillim të këtij viti. Trenat e vetëm me bateri funksionojnë tashmë në Japoni dhe Gjermani, por ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se ata mund të paraqesin sfida unike të sigurisë nga zjarri. Inxhinierët e Hitachi thonë, megjithatë se kanë bërë testime të gjera mbi bateritë për të siguruar që pasagjerët të jenë të sigurt në rast emergjence.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0